By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vërshime në Volljakë, banorët evakuohen dhe bizneset ndalojnë punën
January 7, 2026
Osmani viziton Gjakovën: Do punojmë bashkë që kjo situatë të tejkalohet
January 7, 2026
KQZ: Ende s’janë sjellë 3185 pako me fletëvotime nga votimi me postë
January 7, 2026
Lladrovci: Rruga Drenas–Guri i Plakës mbetet e bllokuar
January 7, 2026
FSK: Në gatishmëri të plotë për ndihmë pas vërshimeve
January 7, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > Nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave
Shëndetësi

Nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 3:03 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Sot në Kosovë ka filluar ndërtimi i deposë qendrore të barnave – një investim prej një milion e 770 mijë euro – projekt që synon të sigurojë kushte të sigurta dhe standarde ndërkombëtare për ruajtjen e barnave.

Në ceremoninë e organizuar në Fushë Kosovë, kryeministri në detyrë Albin Kurti tha se ky projekt po i jep fund praktikës shumëvjeçare të ruajtjes së barnave në ambiente të papërshtatshme dhe të pasigurta.

“Jemi këtu në Fushë Kosovë për ta bërë përurimin e fillimit të punimeve për depon e re të barnave në Kosovë. Që nga privatizimi i Farmedit në vitin 2005, barnat në Kosovë janë mbajtur në ambiente të pasigurta, të papërshtatshme, me lagështi e rrjedhje uji. Ky objekt në Fushë Kosovë është pranë KQZ-së dhe këtu do të ruhen barnat sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Punimet do të zgjasin 6 muaj, rreth 180 ditë, që do të thotë se aty nga viti i ri do ta bëjmë edhe përurimin e objektit të përfunduar. Ndërkaq, kostoja e gjithmbarshme është 1 milion e 770 mijë euro përafërsisht”, tha Kurti.

Kurse ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky është një moment i veçantë dhe emocional për të, duke theksuar rëndësinë që ka depoja për përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

“Ky projekt është një prej projekteve më të rëndësishme në shëndetësinë kosovare, pasi ka të bëjë me ruajtjen e barnave, që ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në cilësinë e shërbimeve për pacientët dhe qytetarët tanë. Për më shumë se 20 vjet, barnat janë ruajtur në ambiente aspak të përshtatshme për ruajtjen e tyre, në një ambient që nuk i plotëson kushtet. Më në fund, po ndërtohet një depo qendrore që do të jetë moderne. Do të kenë të integruara edhe sisteme të ndryshme digjitale që do të mundësojnë ruajtjen e barnave dhe menaxhimin e distribuimit sa më të mirë të tyre”, tha Vitia.

You Might Also Like

Sot përurohet akseleratori i ri dhe bunkeri në Onkologji të QKUK-së

Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për vaksinim

MSH forcon shërbimet emergjente, 8 autoambulanca të reja për komunat

Ky ushqim ul sheqerin në gjak brenda sekondave

Realizohet për herë të parë zëvendësimi i harkut të aortës në QKUK

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukrainasve u mungon koha dhe njerëzit. “Unë nuk kam njerëz, jam i lodhur. Djemtë po vdesin”

Kosova Times Kosova Times November 28, 2024
Franca dhe Gjermania: Ukraina duhet të lejohet t’i godasë caqet brenda Rusisë
Zjarri përfshin fshatin Kaninë të Vlorës, rrezikojnë të digjen banesat
Shërbimi inteligjent britanik vuri në dukje rrezikun e “sulmeve fizike” nga Rusia
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?