By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nese senati amerikan miratone ligjin, do sjellin dite te veshtira per te korruptuatit
November 20, 2025
Ky është apartamenti me pamjen më të bukur në Paris
November 20, 2025
Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor
November 20, 2025
Hapet parkimi publik me 400 vende në Durrës, funksionon me energji diellore
November 20, 2025
Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s
Rajon / Botë

Rutte: SHBA-ja është plotësisht e përkushtuar ndaj NATO-s

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 4:37 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Aleatët evropianë nuk duhet të shqetësohen për përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, tha të martën Mark Rutte, shefi i aleancës ushtarake, duke folur para një samiti ku pritet të miratohet një synim i ri për shpenzime të mëdha.

Takimi dyditor në Hagë ka për qëllim t’ia dërgojë një mesazh presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, se NATO-ja është e bashkuar, pavarësisht kritikave të mëparshme të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj aleancës, dhe se është e vendosur ta zgjerojë dhe përmirësojë mbrojtjen për ta frenuar çdo sulm nga Moska.

“Presidenti amerikan dhe udhëheqja e lartë amerikane janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s”, tha Rutte në një forum publik para hapjes zyrtare të samitit, duke shtuar, megjithatë, se ky përkushtim vjen me pritshmërinë që vendet evropiane dhe Kanadaja t’i rrisin shpenzimet për mbrojtjen.

Samiti dhe deklarata përfundimtare e tij do të jenë të shkurtra dhe të përqendruara në përgjigjen ndaj thirrjes së Trumpit për t’i shpenzuar 5 për qind të prodhimit të brendshëm bruto – një rritje e madhe nga caku i tanishëm prej 2 për qind.

Rutte e përshkroi çështjen e shpenzimeve si “pengesë, irritim i madh, që është fakti se ne nuk po shpenzojmë sa duhet si evropianë dhe kanadezë, dhe ata duan që të barazohemi me atë që shpenzon SHBA-ja”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se ka planifikuar të takohet me Trumpin në Hagë – edhe pse ai nuk do të marrë pjesë në samit, pasi zyrtarët e NATO-s janë përpjekur të shmangin përplasjet mes Trumpit dhe udhëheqësve të tjerë për luftën në Ukrainë.

Zelensky tha në një intervistë për Sky Neës, të transmetuar të martën, se ekipet e dy liderëve po punonin për detajet organizative dhe kohën e takimit.

I pyetur për mundësinë e përfundimit të luftës trevjeçare në Ukrainë, Rutte tha: “Nuk mund të parashikoj kur do të ndodhë”.

Ai gjithashtu lavdëroi Trumpin për angazhimin me Putinin.

Rusia ka përmendur dëshirën e fqinjit të saj për t’u bashkuar me aleancën transatlantike të udhëhequr nga SHBA-ja si një nga arsyet pse e pushtoi Ukrainën në vitin 2022.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha të martën se NATO – e themeluar në vitin 1949 për t’i bërë ballë kërcënimit nga Bashkimi Sovjetik komunist – është krijuar për konfrontim dhe ndodhet në rrugë të “militarizimit të pakontrolluar”.

Lufta mes Izraelit dhe Iranit dhe statusi i pasigurt i një armëpushimi të shpallur gjatë natës nga Trumpi e bëjnë samitin shumë më pak të parashikueshëm nga sa do të dëshironte Rutte dhe vendet e tjera anëtare të NATO-s.

You Might Also Like

Fyerja e deputetëve të Bundestagut nuk mund të shkonte pa lejen e shefit kryesor

Përgjigja e Greqisë ndaj Rusisë: “Kërcënimet kundër shteteve sovrane refuzohen automatikisht”

Putini me uniformë ushtarake vizitoi qendrën e komandës së ushtrisë ruse: “A keni krijuar kushtet që ukrainasit të dorëzohen?”

Një surprizë në Kiev. Zelensky pranoi të negociojë lëshime të mëdha për Rusinë

Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Nga TikTok në Parlament. A munden deputetët pro-rusë të bëhen shumicë?

Kosova Times Kosova Times October 22, 2024
Të maskuar e me armë, grabisin marketin në Ferizaj
Focaccia – bukë italiane
Rënie nga dritaret ose poshtë shkallëve, mbytjet, helmimet… Si vdesin anëtarët e elitës ruse?
Kreut të “Memorial” iu rekomandua të refuzonte çmimin Nobel
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?