By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MASHTI: Emërimi i Meliza Krasniqit, juridikisht i pavlefshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MASHTI: Emërimi i Meliza Krasniqit, juridikisht i pavlefshëm
Lajme

MASHTI: Emërimi i Meliza Krasniqit, juridikisht i pavlefshëm

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 6:13 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Me një tjetër reagim, të dytin me radhë sot, ka dalë në orët e pasdites Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit pas zhvillimeve të fundit në Institutin Albanologjik.

 

Sipas MASHTI-t më 20 qershor janë raportuar veprime të njëanshme dhe në kundërshtim me rregulloren e brendshme, aty ku Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik ka emëruar ushtruesin e detyrës së drejtorit të këtij institucioni.

“Në përputhje me Rregulloren e Punës së Këshillit Drejtues të Institutit Albanologjik, vendimmarrja e këtij organi kërkon kuorum prej katër anëtarësh, nga gjithsej pesë sa ka Këshilli. Në mbledhjen e datës 20 qershor, ishin të pranishëm vetëm tre anëtarë, prandaj çdo vendim i marrë është juridikisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim me rregulloren në fuqi”, thotë MASHTI, që ka paralajmëruar se rasti do të trajtohet përmes Zyrës Ligjore.

Sipas tyre, institucione me rëndësi të veçantë kombëtare si Instituti Albanologjik nuk mund të shndërrohen në platforma për emërime të paligjshme apo përpjekje për shfrytëzim të pozitave për interesa personale apo politike.

“Integriteti i tij shkencor dhe ligjor është në funksion të avancimit të kërkimit, ruajtjes së trashëgimisë kombëtare dhe respektimit të standardeve akademike. MAShTI, përmes anëtarëve të deleguar në Këshillin Drejtues, ka kërkuar vazhdimisht që të shpallet konkursi për drejtor të rregullt, por ky proces është zvarritur për më shumë se një vit, dhe deri më sot, konkursi ende nuk është shpallur. Ministria e konsideron këtë vonesë të pajustifikueshme dhe, përmes Zyrës së saj Ligjore, do ta trajtojë këtë çështje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kthimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e ligjit në përpikëri”, thuhet tutje në sqarimin e MASHTI-t për këtë çështje.

Ata kanë ftuar kolegët, anëtarët e komunitetit akademik dhe publikun të qëndrojnë bashkë në ruajtjen e vlerave që, sipas MASHTI-t, e mbajnë të shëndetshme dhe funksionale jetën akademike e institucionale në vend.

Ky ishte reagimi i dytë gjatë ditës së sotme nga Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit.

Gjatë paradites kjo ministri kishte reaguar duke thënë se dje, më 23 qershor, pa pasur një njoftim paraprak, përmes e-mailit zyrtar kishin pranuar njoftimin nga Instituti Albanologjik se më datë 20.06.2025 është mbajtur mbledhja e Këshillit Drejtues, ku përveç pikave të tjera, është vendosur për caktimin e u.d. drejtorit të Institutit Albanologjik të Prishtinës (IAP), duke thënë se do të shqyrtojnë këtë vendimmarrje në pajtim me kompetencat dhe mandatin ligjor.

Më 20 qershor Instituti Albanologjik kishte njoftuar se Meliza Krasniqi ishte emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës së këtij instituti, pas propozimit të Këshillit Shkencorë.

Ndërkohë, nesër nga ora 13:00 Instituti Albanologjik  ka njoftuar se do të mbajnë konferencë për media për siç kanë thënë ata “me qëllim të sqarimit publik dhe institucional lidhur me caktimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të Institutit, si dhe për të reaguar ndaj deklaratave të dhëna nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)”.

Nga Instituti kanë thënë se gjatë kësaj konference nesër do të paraqiten faktet, bazën ligjore dhe procedurat e ndjekura nga Këshilli Drejtues, duke sqaruar në mënyrë të qartë, sipas tyre, legjitimitetin e veprimeve të ndërmarra dhe duke adresuar paqartësitë e krijuara në opinionin publik.

“Po ashtu, do të shpalosen disa prej çështjeve thelbësore dhe mangësive që e vështirësojnë funksionimin normal të Institutit, si dhe do të prezantohen fakte të reja lidhur me qasjen e padrejtë, të pashpjegueshme dhe joparimore që MAShTI po ndjek ndaj Institutit tash e një kohë të gjatë”, thuhet në njoftimin e Institutit Albanologjik për konferencën e së mërkurës.

Meliza Krasniqi, e emëruar si ushtruese e detyrës së drejtoreshës së Institutit Albanologjik në Prishtinë është bashkëshortja e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kosova merr kryesimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor

Kosova Times Kosova Times December 19, 2024
IHMK: Do të jetë një javë mjaftë dinamike dhe me rënie të temperaturave
Aktori Gene Hackman dhe gruaja e tij Betsy Arakawa u gjetën të vdekur në shtëpinë e tyre në Santa Fe
Godet profesor Spahiu: Malokët po qeverisin me komunën e Mitrovicës
Arrestohet trafikuesi i narkotikëve dhe konfiskohen mbi 33kg marihuanë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?