By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 qershor
June 25, 2025
Mesazhi i qartë i Trump për Netanyahun: Mos prisni lëvizje të reja ushtarake amerikane
June 24, 2025
Trump mbërrin në samitin e NATO-s
June 24, 2025
Pekini shfaq dronin me madhësinë e një mushkonje, i aftë për zbulim dhe operacione beteje
June 24, 2025
Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet
June 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama takon Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rama takon Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës
Lajme

Rama takon Rutte: NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak në Durrës

Kosova Times
Last updated: 2025/06/24 at 6:58 PM
Kosova Times Published June 24, 2025
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë të NATO-s, që po zhvillohet për herë të parë në Holandë, Hagë, me pjesëmarrjen e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Aleancës në 24 dhe 25 qershor.

Në kuadër të punimeve të këtij samiti, Rama si dhe delegacioni shqiptar ku merr pjesë edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Arben Kingji, etj u pritën në një takim nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte.

Rama informoi se temë e bisedimeve, ndër të tjera, ishte edhe investimi madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.

Po ashtu, Rama bëri të ditur se në takim u diskutua edhe mbi përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë.

“Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, u shpreh Rama.

Në samit, krerët e NATO-s do të trajtojnë një sërë çështjesh me të cilat përballet Aleanca. Ata do të fokusohen në parandalimin dhe mbrojtjen, duke siguruar që NATO të ketë burimet, forcat dhe aftësitë për të përballuar çdo kërcënim.

Forcimi i partneriteteve do të mbetet një fokus kryesor për Aleancën, me Samitin që ofron mundësinë për t’u angazhuar me Ukrainën, partnerët e NATO-s dhe udhëheqjen e Bashkimit Evropian.

Këtë javë, aleatët do të miratojnë një plan të ri investimesh në mbrojtje, ku do të bihet dakord për një përpjekje të përbashkët për të rritur industrinë e mbrojtjes në të gjithë NATO-n, duke rritur sigurinë dhe duke krijuar vende pune.

Pak ditë më parë sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte informoi mbi temat që do të trajtohen në samitin e Hagës, ndërsa shprehu bindjen se “NATO do të tregojë se qëndron në skenën botërore e aftë për të mbrojtur 1 miliard qytetarët e saj duke marrë të gjitha masat e nevojshme”.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s bëri të ditur se “në samit do të diskutohet së pari, për më shumë shpenzime për mbrojtjen, që të jemi në gjendje të mbrojmë veten”.

“Por, sigurisht, paratë janë një gjë, ne duhet të përgatisim stafin, mbi të gjitha ushtarët tanë. Por kur vjen puna tek industria ushtarake ne duhet të bëjmë më shumë sesa po bëjmë tani. Kjo do të jetë edhe tema e dytë e madhe e samitit”, informoi ai, ndërsa theksoi se temë e punimeve të samitit do të jetë edhe çështja e Ukrainës.

 

You Might Also Like

Vdes motoçiklisti në Sllovi të Lipjanit pas aksidentit me një automjet

Gjendet 74-vjeçari pa shenja jete në një fshat të Prizrenit

Berisha: Deficiti tregtar i Kosovës i përhershëm, importi është në rritje

Presidentja Osmani takon Ambasadorin gjerman Rohde: Diskutim për zhvillimet politike dhe bashkëpunimin dypalësh

MASHTI: Emërimi i Meliza Krasniqit, juridikisht i pavlefshëm

Kosova Times June 24, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Luboteni zhvillon stërvitjen e parë në Tel Aviv

Kosova Times Kosova Times October 10, 2022
Bedri Hamza premton barazi gjinore dhe mbështetje për gratë në Kosovë
Mbyllet thirrja e dytë publike për Efiçiencën e Energjisë: 1333 aplikime për shtëpi individuale të banimit
Rusia zgjat për 3 muaj paraburgimin për gazetarin amerikan
Grabitje me armë në pompën e derivateve në Kaçanik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?