Trump duket se i bëri jehonë komenteve të Witkoff duke postuar një klip të një interviste me Fox në Truth Social, duke e cituar atë të ketë thënë: “Ne vendosëm 12 bomba shpërthyese bunkerësh në Fordow. Nuk ka dyshim se depërtoi… dhe nuk ka dyshim se u shkatërrua. Pra, raportimi që në një farë mënyre sugjeron se ne nuk e qëlluam objektivin është thjesht plotësisht absurd.”
Kujtojmë se vlerësimi i hershëm i Pentagonit për sulmin e SHBA-së ndaj Iranit të shtunën hedh dyshime mbi pretendimet e administratës se programi bërthamor ishte “shkatërruar plotësisht”.
Megjithatë, burime të njohura me vlerësimin e inteligjencës thanë se centrifugat e Iranit ishin kryesisht “të paprekura” dhe sulmi ishte i kufizuar në strukturat mbi tokë.
Hyrjet në dy objekte bërthamore u mbyllën dhe një pjesë e infrastrukturës u shkatërrua ose u dëmtua, por shumica e objekteve, të cilat janë thellë nën tokë, mbetën të paprekura.
Burime anonime i thanë medias amerikane se sulmi vlerësohet se e ka kthyer Iranin “vetëm disa muaj prapa në maksimum” dhe se çdo rinovim i programit të tij bërthamor mund të varet nga koha që i duhet vendit për të gërmuar dhe për të bërë riparime.
Burimet gjithashtu konfirmuan për CBS se një pjesë e rezervave të uraniumit të pasuruar të Iranit ishte zhvendosur para sulmit, sipas vlerësimeve të inteligjencës.