“Në këtë pikë të bllokadës së plotë jemi si rezultat i kryeneçësisë, papërgjegjësisë së Albin Kurtit dhe LVV-së. I dëgjojmë deklaratat qesharake që gjoja i kanë numrat për Qeverinë, por jo për Kuvendin. I bëjmë thirrje kryetarit të LVV-së që të reflektojë, Kosova është shumë më e madhe dhe e rëndësishme sesa egoja e tij”, ka thënë ajo.

Vazhdimi i seancës dështoi pasi kuvendi nuk pati kourum as kësaj here. Deputetët kanë votuar me 52 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim për propozimin për themelimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e kryeparlamentarit të Kosovës, por që nuk ka mjaftuar të ecet tutje.