By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: MPJD: Përmbyllëm me sukses evakuimin e disa kosovarëve nga Izraeli
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > MPJD: Përmbyllëm me sukses evakuimin e disa kosovarëve nga Izraeli
Lajme

MPJD: Përmbyllëm me sukses evakuimin e disa kosovarëve nga Izraeli

Kosova Times
Last updated: 2025/06/25 at 7:20 PM
Kosova Times Published June 25, 2025
Share
SHARE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se në bashkëpunim të ngushtë me ambasadën e Republikës së Kosovës në Izrael, ka përmbyllur me sukses, që në ditët e para të përshkallëzimit të situatës së sigurisë, evakuimin e disa qytetarëve të Kosovës nga territori i Izraelit, përmes Jordanisë dhe Egjiptit.

 

“Procesi është realizuar në koordinim të afërt me autoritetet izraelite dhe ambasadat e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit në Izrael. MPJD shpreh mirënjohjen e saj të thellë për bashkëpunimin dhe lehtësimin e procesit nga ana e autoriteteve përkatëse të këtyre vendeve”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga kjo ministri.

Ndërkohë, MPJD thotë se po ndjek nga afër rastin e një shtetaseje të Kosovës që ndodhet në trajtim mjekësor në spitalin “Soroka” në qytetin Be’er Sheva, ku së fundmi është raportuar për një sulm.

“Fatmirësisht, ajo nuk ka qenë e pranishme gjatë sulmit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasada e Kosovës në Izrael është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj dhe po punon për realizimin e evakuimit të tyre sapo të krijohen kushtet përkatëse”, thotë MPJD-ja.

Gjithashtu, kanë bërë të ditur se një qytetar tjetër i Kosovës është aktualisht në proces të largimit nga Izraeli përmes Egjiptit, me mbështetjen e ambasadës.

Ministria, ka treguar se në Izrael ndodhen edhe 13 qytetarë të tjerë së Kosovës, të cilët, sipas tyre, deri më tani nuk kanë shprehur interesim për evakuim. Këto shifra MPJD-ja thotë se janë bazuar në të dhënat e fundit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Izrael.

“Ambasada e Republikës së Kosovës në Izrael mbetet në gatishmëri të plotë dhe e angazhuar për t’iu përgjigjur çdo kërkese për ndihmë nga qytetarët tanë, duke koordinuar nga afër me autoritetet izraelite dhe partnerët ndërkombëtarë për çdo mundësi të mëtejme evakuimi”, vijon tutje njoftimi i MPJD-së.

Kanë përsëritur thirrjen karshi kosovarëve që jetojnë në Izrael që të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në zona të sigurta.

“Ju lutemi që me përpikëri të ndiqni udhëzimet dhe paralajmërimet e publikuara nga Komanda e Mbrojtjes së Brendshme të Izraelit. Udhëzimet janë të përditësuara dhe të disponueshme në gjuhën angleze në linkun zyrtar: https://www.oref.org.il/eng“, thekson tutje njoftimi.

Gjithashtu, MPJD-ja ka publikuar edhe numrin e telefonit dhe adresën elektronike të ambasadës për të gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë.

“Për çdo pyetje, shqetësim apo nevojë urgjente për ndihmë, ju lutemi të kontaktoni Ambasadën në: +972 (0) 586 340 450, email:embassy.israel@rks-gov.net”.

You Might Also Like

Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete

IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive

Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë

Kurti: Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik

Dyshimet për spiunazh, Shehollit i zgjatet paraburgimi edhe dy muaj

Kosova Times June 25, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

Britney Spears ka pasur një krizë nervore në një restorant, burri i saj ka ikur VIDEO

Kosova Times Kosova Times January 15, 2023
Osmani në Samitin e Paqes: Kosovës iu kujtua vuajtja e tmerrshme që sjell lufta, por Ukraina do të ia dal
KEK-u do të furnizojë shkollat e dy komunave me thëngjill
Manxhuka: S’marrim mëkat të qeverive tjera, Radojiçiqi sot ikë maleve
Baggio: Zirkzee dhe Yildiz kanë cilësi të mëdha
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?