Në këtë konferencë të rëndësishme shkencore janë të pranishme edhe dy pajisje robotike, të cilat përfaqësojnë teknologjinë më të avancuar në arsim.

Në gjuhën angleze, të pranishmëve iu dëshirua mirëseardhja dhe u bë hapja zyrtare e konferencës.

Tema qendrore e këtij edicioni është: “Arsimi në një Epokë të Globalizuar: Sfidat dhe Mundësitë për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie Transformuese.”

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, theksoi se në këtë konferencë do të prezantohen mbi 100 studime nga fusha të ndryshme të arsimit, duke nënvizuar kështu rëndësinë dhe relevancën e saj në fushën akademike.

E pranishme në këtë ngjarje është edhe presidentja e Shoqatës Evropiane për Hulumtime në Arsim, Marit Honerwd Hoveid, duke e dhënë kështu një dimension të gjerë ndërkombëtar këtij forumi shkencor.