Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2182 gjoba në trafik.
Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 22 kanë qenë me lëndime, ndërsa 49 me dëme materiale.
Policia njofton se janë arrestuar 30 persona, ndërkaq 14 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 2 persona u dërguan në vuajtje të dënimit.