By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Hakerët iranianë kryejnë sulm kibernetik në Tiranë
June 26, 2025
Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%
June 26, 2025
Aksident rrugor në Rumani: Autobusi ukrainas përmbyset me 55 pasagjerë
June 26, 2025
Detaje të reja të zbuluara rreth dasmës së Meghan Markle dhe Princit Harry: Shumë të ftuar nuk e njihnin fare njëri-tjetrin
June 26, 2025
IKSHPK-ja me rekomandime për sigurinë e ushqimeve
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çka ju tha juve Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Çka ju tha juve Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku…
Uncategorized

Çka ju tha juve Albin Kurti, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku…

Kosova Times
Last updated: 2025/06/26 at 11:31 AM
Kosova Times Published June 26, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

Në këtë shtet që ende kërkon drejtimin e duhur, shpesh i verbohemi fjalëve, e harrojmë veprat. Na mahnitën me premtime, me fjalime të fuqishme, me buzëqeshje televizive dhe me retorikë patriotike. Por në fund, mbetëm me pyetjen më të thjeshtë dhe më therëse: Çka ju thanë, vërtet, juve këta njerëz?

Çka ju tha juve Albin Kurti?

Që do ta çlirojë drejtësinë nga kapja, por e ktheu në mjete politike?
Që do t’i bëjë 160 mijë vende pune, por i largoi të rinjtë përtej kufijve?
Që do të jetë zëri i popullit, por s’po dëgjon as opozitë, as qytetarë?

A ju tha se do ta bashkojë popullin, e sot përçan edhe vetë mbështetësit e tij në “më të mirë” e “më pak të denjë”?
A ju tha se do të ketë ndryshim, por ndryshoi vetëm sloganin — jo qeverisjen?

Çka ju tha juve Memli Krasniqi?

Që PDK është ndryshe, më e re, më e pastër?
A ju tha se është larg se kaluarës, por mban pranë ata që s’e lejojnë të dalë nga hija?
A ju tha se do të ndërtojë një parti moderne, por e shohim në heshtje para vendimeve madhore?
A ju tha se është opozitë, por a e dëgjuat të flasë kur populli pret zgjidhje?

Çka ju tha juve Lumir Abdixhiku?

Që LDK ka kthyer dinjitetin?
Që do të flasë ndryshe, por nganjëherë nuk flet fare?
A ju tha se është zëri i qetë i arsyes, por në kohë krizash heshtja nuk është virtyt – është braktisje.

A ju tha se do të sjellë risi, por me çfarë emrash? Me çfarë qëndrimesh?
Qytetari e kupton fjalën, por mat udhëheqësin me veprim.

Çka ju thanë Ramush Haradinaj?

Që ishin luftëtarë – askush nuk ua mohon.
Që kontribuuan – historia e njeh.
Por çka po thonë sot?
A ju thanë se janë për popullin?
A ju thanë se pa ta s’mund të formohet qeveri, por pse gjithmonë kur janë afër pushtetit, zërat e tyre bien?

E qytetarit, kush po ia dëgjon zërin?

Sot, qytetari nuk pyet më për fjalime, por për rrogën që s’i del, për spitalin që s’mjekon, për shkollën që s’mëson.
Nuk pyet kush e ka fajin, por kush po vepron. Nuk kërkon heronj, por përfaqësues me dinjitet.

Në vend të bashkëpunimit, kemi lojë numrash. Në vend të konsensusit, kemi luftë për karrige.
Në vend të institucioneve të konsoliduara, kemi tenderë, koalicione të natës dhe spektakël pa fund.

Pra, meqë ra fjala: ÇKA JU THANË JUVE?

Ju që votuat me shpresë,
ju që heshtët me durim,
ju që pritët ndryshim…

Çka ju thanë juve?
Dhe më e rëndësishmja: Çka po ju thonë tani – kur s’kanë më asnjë justifikim për të heshtur e për të vonuar?

You Might Also Like

Vitia: Investime të reja në shëndetësi për Shtimen, dorëzohet autoambulanca

Murati: Vetëm VV kundër që nënkryetari i Kuvendit t’i takojë Listës Serbe

Maqedonci: Mbretëria e Bashkuar, partnere në siguri dhe mbrojtje

“Kështu na tha Ibrahim Rugova, kështu na tha Adem Jashari… Po juve, si ju thanë?”

Jashari në takim lamtumirës me atasheun kroat të mbrojtjes

TAGGED: #Rasim Smajlaj
Kosova Times June 26, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
ShowBiz

A mund t’i mbijetojë Beckham një grindjeje familjare?

Kosova Times Kosova Times June 16, 2025
Televizioni rus pretendon se Prigozhin humbi arsyeshmerine për shkak të parave
Aktakuzë kundër tre personave në lidhje me rastin e konsumimit të drogës në objektin e Komunës së Leposaviqit
Petkoviq: Formimi i Asociacionit është obligim e jo dëshirë e Kurtit
Vdes 34 vjeçari nga Malisheva, e zuri rryma derisa ishte duke punuar në Prizren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?