By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Turizëm > Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës
Turizëm

Rama ndan pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës

Kosova Times
Last updated: 2025/06/27 at 8:20 AM
Kosova Times Published June 27, 2025
Share
SHARE


Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale pamje nga malësitë e Tepelenës, duke i cilësuar si fantastike.

“Pamjet fantastike nga malësitë e Tepelenës, shprehet kryeministri në postimin e tij, i shoqëruar me një video që pasqyron bukuritë natyrore të zonës.

Malësitë e Tepelenës janë ndër zonat më të bukura malore të jugut të vendit, të njohura për peizazhet piktoreske dhe potencialin e lartë turistik.

Tepelena ndodhet në krahinën e Dervenit, në jug të Shqipërisë. Ky qytet përshkohet tej për tej nga lumi Vjosa dhe kufizohet në pjesën veri-lindore me malin e Shëndëllisë, në pjesën qendrore me malet e zonës së Kurveleshit, ndërsa më në jug me malin e Golikut, grykën e Mezhgoranit, që ndan si me thikë vargmalet Shendëlli – Lunxhëri – Bureto dhe Trebeshinë – Dhembel – Nëmërçkë. Dy lumenjtë nga më të mëdhenjtë e Shqipërisë,Vjosa dhe Drinos krijojnë një peisazh madhështor të preferuar nga turistë të huaj dhe vendas.

Ky qytet është në një pozicion strategjik e spektakolar me muret e saj kapur në anët shkëmbore, kurorëzuar nga kalaja e Ali Pashë Tepelenës. Përtej këtij qyteti të vogël, por historikisht interesant, gjenden fshatra me histori ashtu sikurse edhe malësia e Kurveleshit, përgjatë një rruge malore të pyllëzuar, ku mund të shihni edhe ujësjellësin e Aliut në Bënçë.

Tepelena është një vendbanim i hershëm, që lidhet me ndërtimin e një kështjelle në shek VII, të ngritur në këtë pikë strategjike në kryqëzimin e rrugëve të Vjosës, grykës së Këlcyres, Drinosit dhe Mallakastrës.. Në vitin 1789, qyteti u udhëhoq nga Ali Pashë Tepelena, i cili ngriti sarajet e tij, të cilët mbeten një nga atraksionet më të vizituara të këtij qyteti.

Uji i Ftohtë në Tepelenë, nuk është vetëm një destinacion turistik, që të drejton drejt jugut të Shqipërisë, po edhe një aset i traditës, i cili vijon të ngjallë kureshtje për adhuruesit e natyrës dhe turistët.

Kultura e Tepelenës është mbresëlënëse pasi ajo përmbledh të gjitha trevat, që gjenden në të djathtë të luginës së lumit Vjosa dhe krahinën e Labërisë.

Turistë vendas e të huaj kanë zgjedhur Tepelenën gjithnjë e më shumë si destinacionin e tyre turistik. Atraksionet janë: Lumi i fundit i egër i Europës, mbretëresha e lumenjve Vjosa; Kalaja e Ali Pashë Tepelenës; Ujësjellësi i Aliut në Bënçë; Uji i Ftohtë; Kanionet dhe Ujëvara e Nivicës; Vende të shenjta si xhami, kisha dhe teqe.

/a.f/

You Might Also Like

Plazhet e Darzezës dhe Semanit në Fier, hapësira për qetësi, sport dhe rërë kurative

Tarashaj: Turizmi në Prizren 2024-2025 ka ngritje të vizitorëve deri në 30%

Vendbanimi i parë i menaxhuar nga inteligjenca artificiale

INSTAT: Rreth 1 milion të huaj erdhën në maj, 95% nga Europa

Me tren nga Zagrebi në Istria nëpërmjet Sllovenisë

Kosova Times June 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shkon në 11 numri i të arrestuarve për sulmin në Moskë

Kosova Times Kosova Times April 6, 2024
Dhjetëra të vdekur në ShBA dhe Kanada nga të ftohtët
Evan Gershkovich publikoi hetimin e parë – në lidhje me departamentin e FSB
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
NATO: Rajoni i Ballkanit Perëndimor është i një rëndësie strategjike për Aleancën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?