By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vdes Dick Cheney
November 4, 2025
Udhëtim nëpër kohë: Një tren retro zbulon sharmin e Toskanës
November 4, 2025
Një ishull i pabesueshëm me madhësinë e një fushe futbolli, shtëpi e 300 njerëzve
November 4, 2025
Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra
November 4, 2025
Sllovenia zbardh listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës
Lajme

SPK pranon në takim Ambasadorin për Paqe, Tahir Shabani – bashkëpunim drejt forcimit të rolit ndërkombëtar të Sindikatës

Kosova Times
Last updated: 2025/06/27 at 8:03 PM
Kosova Times Published June 27, 2025
Share
SHARE

Sot, në ambientet e zyrës së Sindikatës së Policisë së Kosovës (SPK), kryesia ekzekutive priti në vizitë zyrtare Ambasadorin për Paqe, z. Tahir Shabani, përfaqësues i Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim (Institut de Coopération et Développement – ICD).

Me këtë rast, Ambasadori Shabani përcolli urimet e tij për kryetarin e sapozgjedhur të Sindikatës së Policisë së Kosovës, z. Avdi Hoti, si dhe për znj. Edita Azemi, e zgjedhur në postin e nënkryetares, pas zgjedhjeve të mbajtura në muajin maj 2025.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë konkrete të bashkëpunimit të ndërsjellë, me qëllim të fuqizimit të rolit të Sindikatës së Policisë së Kosovës në nivel ndërkombëtar. Ambasadori Shabani theksoi gatishmërinë e tij për të mbështetur iniciativat e SPK-së dhe bëri të ditur se tashmë janë përgatitur takime të rëndësishme në Zvicër, në të cilat përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës do të marrin pjesë, me synim krijimin e lidhjeve të reja me sindikata dhe institucione ndërkombëtare.

Po ashtu, në fokus të diskutimeve ishin mundësitë për trajnime profesionale për zyrtarët policorë dhe përfaqësuesit sindikalë, promovimi i Sindikatës në platformat ndërkombëtare, si dhe thellimi i bashkëpunimit me sindikata të shteteve si Franca dhe Zvicra.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në drejtim të forcimit të angazhimeve ndërkombëtare të Sindikatës së Policisë së Kosovës, me qëllim avancimin e të drejtave dhe kushteve të punës për zyrtarët policorë në Republikën e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra

Kurti: Glauk Konjufca mandatar i dytë për kryeministër

Minatorët e Trepçës kërkojnë rritje pagash

Kosova sot e pranon Raportin për Vendin nga BE-ja

Diskutohet trajtimi e menaxhimi i aseteve të sekuestruara e konfiskuara V.S|RTKlive

Kosova Times June 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

“Nga errësira në dritë” – dashuria për matematikën e kosovarit që shkëlqeu në Oxford

Kosova Times Kosova Times January 1, 2023
Kryeministri Kurti vizitoi Mensën e Studentëve me rastin e përurimit të renovimit
Njerëzit zhduken në mënyrë misterioze në një ishull të vogël të Karaibeve
Krasniqi: Takimi Kurti-Vuçiq është për Asociacionin e jo për njohjen
Një ditë pas emërimit, Krasniqi mbanë takimin e parë si kryesues (Dokument)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?