By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Turqia po blen më pak naftë ruse pas sanksioneve të reja.
November 3, 2025
Ish gjenerali i arratisur – spiun ne Vjene
November 3, 2025
SBU arreston informatorin rus që spiunonte trenat ushtarakë ukrainasë
November 3, 2025
Më shumë se 20 gra janë vrarë në Bullgari që nga fillimi i vitit 2025
November 3, 2025
Anija patrulluese ruse valëvit flamurin Wagner në kufirin me Estoninë
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës
Lajme

Trump: Kosova e Serbia po shkonin drejt luftës

Kosova Times
Last updated: 2025/06/27 at 10:31 PM
Kosova Times Published June 27, 2025
Share
SHARE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur sërish Kosovën e Serbinë, duke deklaruar se i kërcënoi të dyja palët me ndalim të tregtisë me SHBA-në nëse shpërthente lufta.

 

Në një konferencë për shtyp të premten, Trumpi ka thënë se tensionet mes dy vendeve ishin në pikën kritike dhe se ndërhyrja e tij ishte vendimtare.

“Serbia dhe Kosova ishin gati të përplaseshin. Po shkonin drejt një lufte të madhe. U thashë: Nëse përplaseni, nuk ka më tregti me Shtetet e Bashkuara. Ata thanë: ‘Ndoshta nuk do të përplasemi’”, deklaroi Trump.

Ai e krahasoi këtë rast edhe me tensionet mes Indisë dhe Pakistanit, duke thënë se kërcënimi me izolim ekonomik funksionoi edhe aty.

“Ashtu ndodhi edhe me Indinë dhe Pakistanin që po shkonin drejt një konflikti bërthamor. Po negocioja me të dyja palët dhe u thashë ndihmësve të mi: Anuloni të gjitha marrëveshjet tregtare me Indinë dhe Pakistanin. Ata më telefonuan: ‘Çfarë të bëjmë?’ U thashë: Nëse doni tregti me SHBA-në, shumë mirë. Nëse doni të përdorni armë bërthamore, atëherë jo. Dhe të dyja palët ranë dakord”, shtoi presidenti amerikan.

Trump theksoi se përpjekjet e tij diplomatike shpesh janë nënvlerësuar, duke u shprehur se “nuk e di nëse ka pasur president që ka bërë më shumë se kaq”.

Ai gjithashtu përmendi edhe një bisedë me presidentin rus Vladimir Putin për çështjen e Iranit.

“Putin më telefonoi dhe tha: ‘Do të doja shumë të të ndihmoja me Iranin’. I thashë: ‘Më bëj një nder. Iranin do ta zgjidh unë. Më ndihmo me Rusinë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje. Dhe besoj se do të ketë lëvizje’”, ka përfunduar Trump.

You Might Also Like

Murati: Mosformimi i komisioneve të Kuvendit po e bllokon buxhetin e RTK-së

Sindikatat: Financimi i RTK-së nuk duhet të mbetet peng i politikës

UP-ja marrëveshje me universitetin nga Turiqia

Spiropali do ta vizitojë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, në Hagë

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Kosova Times June 27, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Tema

Sektori privat “i diskriminuar” nga ndihma e shtetit

Kosova Times Kosova Times February 1, 2023
Horoskopi ditor për 1 Prillin
Stadiumi `Air Albania` nis të mbushet me tifozë
Istogu fiton ndaj Boreas
Ministri Peci publikon dokumentin ku u refuzua kooperativa ‘Krusha’
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?