Ahmeti ka treguar se nuk ka të plagosur nga rasti dhe se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se tashmë kanë nisur hetimet.

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, ka deklaruar Flora Ahmeti.