Ajo kërkoi që VV të reflektojë dhe të procedohet me rendin e ditës siç është përcaktuar me parë. Sipas saj, LDK nuk merr pjesë për një votim e komision anti-kushtetues.

Lushaku-Sadriu e cilësoi VV-në si të papërgjegjshëm, duke theksuar se po injoron jo vetëm rregullat themelore të demokracisë, por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Rendi kushtetues dhe demokracia e Kosovës e ndërtuar me shumë mund nga të gjithë ne, të cenohet nga një grup politik të cilët janë të papërgjegjshëm, nuk respektojnë aspektin elementar të Kushtetutës dhe së fundmi as këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese. Ne do të sillemi ashtu siç sillen partitë që dëshirojnë një vend demokratik, duke respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Secili institucion, edhe Presidenca, ka përgjegjësitë e veta për të marrë veprime politike që do t’i kontribuonin përmbushjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese,” tha ajo.