By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 24, 2026
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: OBSh thotë se Kina nuk po tregon shifrat reale për pandeminë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > OBSh thotë se Kina nuk po tregon shifrat reale për pandeminë
Rajon / Botë

OBSh thotë se Kina nuk po tregon shifrat reale për pandeminë

Kosova Times
Last updated: 2023/01/04 at 8:57 PM
Kosova Times Published January 4, 2023
Share
SHARE

Të dhënat e Kinës për COVID-19 nuk ofrojnë pasqyrën reale të situatës dhe janë shifra më të ulëta sa i përket shtrimit në spitale dhe vdekje nga kjo sëmundje.

Kështu tha më 4 janar një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përfaqësuesit e kësaj agjencie të Kombeve të Bashkuara pritet të takohen sërish më 5 janar me shkencëtarët kinezë, si pjesë e një përditësimi më të gjerë në mesin e shteteve anëtare lidhur me situatën e pandemisë COVID-19. Shqetësimet janë rritur pasi së fundi Kina është përballur me një shpërthim të shpejtë të virusit.

Të martën, shkencëtarët kryesorë kinezë paraqitën të dhënat para grupit teknik këshillues të OBSh-së, duke thënë se nuk është gjetur asnjë variant i ri i koronavirusit në Kinë, shtet me popullsi prej 1.4 miliard banorësh.

Këto deklarata të zyrtarëve kinezë mund të ulin shqetësimet te disa, teksa Pekini muajin e kaluar hoqi dorë nga politika e masave të ashpra, e njohur si “Zero-COVID”.

Por, komentet nga zyrtarët e OBSh-së paraqesin kritikën më të ashpër lidhur me mënyrën se si Kina po e menaxhon pandeminë. Shqetësimet janë të mëdha lidhur me të dhënat që ofron Kina, që do të mund të ndikojnë edhe në luftën kundër kësaj sëmundjeje që deri më tani ka vrarë mbi 6.7 milionë persona në mbarë botën.

“Ne besojmë se shifrat aktuale të prezantuara nga Kina janë nënpërfaqësim i ndikim real të sëmundjes, në kuptimin e shtrimit në spitale, të rasteve kritike dhe vdekjeve”, tha drejtori për emergjenca në OBSh, Mike Ryan.

Ai shtoi se OBSh-ja ende nuk ka të dhëna të plota lidhur me situatën me pandeminë në Kinë, shtet kur për herë të parë në fund të vitit 2019 u regjistruan rastet me koronavirusin e ri.

Ryan po ashtu tha se Qeveria kineze ka një përkufizim “të ngushtë” sa i përket vdekjeve nga COVID-19.

Muajin e kaluar, Kina vendosi që të ndryshonte politikën e saj sa i përket vdekjeve të lidhura me COVID dhe tha se do të regjistrojë vetëm rastet e vdekjeve të pacientëve kur koronavirusi ka shkaktuar pneumoni apo dështime të kanaleve të frymëmarrjes.

OBSh-ja thotë se vdekjet duhet t’i atribuohen COVID-19 nëse ato rezultojnë “nga një sëmundje klinike” te një pacient që dyshohej se ishte i infektuar apo ishte konfirmuar se ka qenë i infektuar me koronavirus dhe vdekja e pacientit nuk është shkaktuar nga ndonjë shkak tjetër, sikurse ndonjë traumë.

Kina, pas pothuajse tre vjetësh, ka vendosur që të hapë ekonominë e saj dhe të heqë masat e rrepta – që kanë përfshirë izolime, testime masive dhe karantinim – dhe nga 8 janari do të hapë kufijtë e saj për botën.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times January 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Trump: A e përmendi vërtet Medvedevi fjalën me shkronjën “N”? Nëse konfirmohet, më lajmëroni TANI

Kosova Times Kosova Times June 23, 2025
Vetëvendosje shpall fitoren: Do të krijohet Qeveria Kurti 3
Kurti: 4 njohje brenda një viti, s’ka ndodhur para më shumë se një dekade
Hamasi kërkon një armëpushim të plotë, jo të përkohshem
Putin nënshkroi një ligj për konfiskimin e pronës nga rusët për “fake” në lidhje me ushtrinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?