By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja
June 30, 2025
Serbia shtyn nënshkrimin e kontratës së gazit me Rusinë
June 30, 2025
Fuçia e barutit në Kaukazin e Jugut
June 30, 2025
Konflikti midis Azerbajxhanit dhe Rusisë
June 30, 2025
Ministria e Jashtme ruse njofton bllokimin e 15 mediave evropiane në përgjigje të sanksioneve
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama
Lajme

Gurthemeli i një çerdheje shndërrohet në arenë politike Kurti–Rama

Kosova Times
Last updated: 2025/06/30 at 11:10 AM
Kosova Times Published June 30, 2025
Share
SHARE

Një ceremoni për vendosjen e gurthemelit të një çerdheje në Prishtinë, u shndërrua në arenë përballjeje politike mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe kryetarit të komunës, Përparim Rama. Fjalimet e tyre ekspozuan ndasitë mes nivelit lokal dhe atij qendror për projektet në kryeqytet.

 

Ceremonia për fillimin e ndërtimit të një çerdheje në lagjen Bardhosh të Prishtinës, mori drejtim tjetër kur në vend të urimeve, u shkëmbyen akuza. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përplasën qëndrimet rreth bashkëpunimit mes komunës dhe qeverisë.

“Është mirë kur kemi një bashkëpunim mes nivelit qendror edhe kryeqytetit, edhe po e shohim tash një fillim të mirëfilltë këtu me një çerdhe në Bardhosh. Kemi edhe një numër të madh të projekteve në kryeqytet, që unë kisha dashur me ju lut kryeministrit në detyrë publikisht që të zhbllokojë buxhetin e kryeqytetit, i cili tashmë është i bllokuar, bartja po ashtu. Projekte të mëdha si unaza e kryeqytetit që është 206 milionë, 82 janë, edhe ato mundemi me i shty përpara. Janë projekte për kryeqytetin. Po ashtu të takohemi, se nuk jemi takuar ende këto katër vjet unë e kryeministri për të mirën e kryeqytetit. Pra, edhe këto projekte janë minore në raport me projektet tjera madhore që janë me rëndësi të madhe për kryeqytetin. Të bëhemi bashkë e t’i grahim proceseve të mëdha, e jo këtyre të voglat”, ka thënë  Përparim Rama, kryetar i Prishtinës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, reagoi menjëherë, duke refuzuar përshkrimin e projekteve si “të vogla” dhe duke i kujtuar kryetarit Rama investimet që qeveria ka bërë në Prishtinë.

“Së pari, fëmijët janë të vegjël, por asnjë çerdhe nuk është minore. Çdo çerdhe duhet të trajtohet me seriozitet. Së dyti, unë e kam takuar kryetarin e Komunës së Prishtinës disa herë në zyrën time dhe investimet janë 12 milionë e 243 mijë euro në fushën e arsimit në kryeqytet. Dhe këtu jemi për fushën e arsimit, jo për çështje të tjera. Kemi edhe investime të tjera, por investimet madhore që janë shumëvjeçare kërkojnë planifikime të tjera. Ky është një plan shumëvjeçar, të cilin duhet ta bëjmë ndryshe, mbase me dikë tjetër. E, kryetari Rama pas vjeshtës duhet të gjejë një punë tjetër”, ka thënë Kurti.

You Might Also Like

Doktor Hysni Aliu nga Finlanda me thirrje serioze për lidershipin kosovar për krijimin e institucioneve të reja

Shoqëria civile kërkon zhbllokimin e Kuvendit

Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

MASHT publikon rezultatet e provimit të maturës, kalueshmëria 68.6%

Aktakuzë ndaj personit që ushtroi profesionin e mjekut pa diplomë

Kosova Times June 30, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Tifozët e Anglisë dhe të Serbisë përplasen në Gelsenkirchen

Kosova Times Kosova Times June 16, 2024
Vota inatçore përcakton fituesin e zgjedhjeve të 9 shkurtit!
Osmani në Bruksel: Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë
Humbja e Putinit në Ukrainë është disfata e “botës serbe” në Ballkan
Tre të vrarë nga të shtënat në një shkollë në ShBA
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?