By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KGJK: Miratimi i taksave gjyqësore në përputhje me legjislacionin në fuqi
January 9, 2026
QKLL ndan Çmimet Kombëtare të Letërsisë
January 9, 2026
Nga vërshimet në veri u dëmtua një urë e katër familje u evakuuan
January 9, 2026
Partia e Nenad Rashiqit fiton një ulëse në Kuvendin e Kosovës
January 9, 2026
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja rekomandon që pasagjerët nga Kina të paraqesin test negativ për COVID-19
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > BE-ja rekomandon që pasagjerët nga Kina të paraqesin test negativ për COVID-19
Rajon / Botë

BE-ja rekomandon që pasagjerët nga Kina të paraqesin test negativ për COVID-19

Kosova Times
Last updated: 2023/01/04 at 10:46 PM
Kosova Times Published January 4, 2023
Share
SHARE

Zyrtarët e qeverive të Bashkimit Evropian rekomanduan që pasagjerëve që udhëtojnë nga Kina për në BE duhet të kenë test negativ për koronavirus, para se të nisen për në Evropë.

Ky rekomandim vjen në kohën kur Pekini po përgatitet të lehtësojë masat e udhëtimit, pavarësisht se shteti po përballet me një valë të re të infektimeve me sëmundjen COVID-19.

Rekomandimi u bë nga Grupi i Integruar Politik për Përgjigje ndaj Krizave – që përbëhet nga zyrtarët e 27 shteteve të BE-së – dhe është në linjë të njëjtë me rekomandimin e bërë paraprakisht nga Komisioni Evropian.

Pekini planifikon që të lehtësojë kufizimet për udhëtime më 8 janar, pavarësisht një vale të re të infektimeve që ka ngarkuar spitalet dhe morgjet në Kinë.

Grupi i BE-së po ashtu rekomandoi që të gjithë pasagjerët në fluturimet për dhe nga Kina, duhet të mbajnë maska. Po ashtu u tha se qeveritë e BE-së mund të aplikojnë testime rastësore të pacientëve që arrijnë nga Kina dhe po ashtu do të marrin mostra dhe të testojnë ujërat e zeza nga avionëve që vijnë nga Kina.

Testin negativ për udhëtarët nga Kina veçse e kërkojnë autoritetet në Spanjë, Francë dhe Itali.

Kina tashmë ka kundërshtuar këto veprime, duke paralajmëruar për “kundërmasa” nëse një politikë e tillë do të vendosej në mbarë bllokun evropian.

Pekini, pas pothuajse tre vjetësh, muajin e kaluar njoftoi për lehtësimin e masave.

Rastet me koronavirusin e ri fillimisht ishin regjistruar në fund të vitit 2019 në Kinë. Që atëherë, ky virus ka vrarë mbi 6.7 milionë persona në mbarë botën.

You Might Also Like

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë

Medvedev kërcënon

Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik

Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin

Kosova Times January 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Liderët e BE-së do të dënojnë sulmin në Banjska dhe do të kërkojnë zbatimin e marrëveshjes nga dialogu

Kosova Times Kosova Times October 23, 2023
Bislimi e Petkoviqi takohen sot me Lajçakun
Ilir Meta rikonfirmohet në krye të PL me 719 vota
Policia shqiptoi 1805 gjoba trafiku për 24 orë
Borisov bindshëm, ai do të ketë mundësinë të formojë një qeveri
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?