By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kompania e inteligjencës artificiale publikon një reklamë ku një grua shtatzënë flet me një avatar të një nëne të vdekur
December 11, 2025
Gjilan, arrestohen dy të dyshuar të mitur për mashtrim me kartela bankare
December 11, 2025
Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund
December 11, 2025
Çfarë fshihet pas nxitimit të Trump për paqe? Rusia është në telashe dhe ai po nxiton ta shpëtojë atë
December 11, 2025
Haradinaj: Kosova do të rikthehet në rrugën e zhvillimit dhe demokracisë
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thaçi: Produktet në treg janë të sigurta, ndalesat janë masë parandaluese
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Thaçi: Produktet në treg janë të sigurta, ndalesat janë masë parandaluese
Bujqësi

Thaçi: Produktet në treg janë të sigurta, ndalesat janë masë parandaluese

Kosova Times
Last updated: 2025/07/01 at 9:53 PM
Kosova Times Published July 1, 2025
Share
SHARE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka vendosur ndalimin e përkohshëm të importit të gjedheve të gjalla dhe nënprodukteve të tyre (përfshirë lëkurat) nga rajoni “Auvergne-Rhone Alpes” i Francës, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës (Lumpy Skin Disease – LSD).

 

Vendimi bazohet në raportet më të fundit të Autoritetit për Sigurinë dhe Inspektimin e Ushqimit (ADIS) dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), të cilat raportojnë rregullisht për shpërthimet e sëmundjeve të rrezikshme te kafshët.

Zëdhënësi  i AUV-së, Lumir Thaçi, bëri të ditur në “Info Plus” në RTK se Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë  është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore në përputhje me mandatin dhe rregullat ndërkombëtare për tregtinë dhe qarkullimin e kafshëve të gjalla dhe produkteve ushqimore.

“Po vendosim masa ndaluese të përkohshme për të gjitha llojet e kafshëve që rezultojnë me sëmundje në vendet ku ato raportohen në organizatat ndërkombëtare përkatëse. Në rastin konkret, përveç Francës, masa të njëjta janë marrë edhe për Italinë, ku është konfirmuar po e njëjta sëmundje,” tha Thaçi.

Sipas tij, ndalesat janë të fokusuara vetëm në zonat specifike që janë përmendur në raportimet zyrtare të ADIS dhe WOAH. Ai njoftoi gjithashtu se në Shqipëri është identifikuar shpërthimi i murtajës, ndërsa në Maqedoninë e Veriut është regjistruar sëmundja e “Gjuhës së kaltër”.

Thaçi siguroi se AUV është duke monitoruar me vigjilencë të shtuar situatën dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar futjen e këtyre sëmundjeve në Kosovë dhe për të mbrojtur shëndetin e kafshëve.

Lidhur me mundësinë e transmetimit të këtyre sëmundjeve te njerëzit, Thaçi theksoi se bazuar në të dhënat shkencore deri më tani, nuk ka dëshmi se këto sëmundje mund të prekin njerëzit. Megjithatë, ai bëri thirrje për masa parandaluese, duke theksuar se këto janë sëmundje me ndikim të madh ekonomik që mund të dëmtojnë rëndë ekonominë e fermerëve dhe shtetit.

“Produktet që janë në tregun zyrtar janë të kontrolluara dhe të sigurta për konsum. Në të kundërtën, ato nuk do të lejoheshin në treg,” deklaroi Thaçi.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që, për shkak të rritjes së temperaturave, të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet për ruajtjen e produkteve ushqimore në temperaturat e rekomanduara që janë të shënuara në etiketë.

You Might Also Like

Faton Peci lë postin e ministrit falënderon Kurtin dhe fermerët

Rendimenti më i lartë nis nga fara cilësore

Studimi: Kimikate toksike të gjetura në drithëra dhe bukë në të gjithë Evropën

Kërkesa në rritje për fidane lulesh hibride, sfidë fuqia punëtore

Kurti u premton fermerëve në Konferencën e Mjedrës: Do të jem partner

Kosova Times July 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Tolerancë dhe dashuri, jo nxitje të urrejtjes ndër fetare!

Kosova Times Kosova Times April 15, 2023
“Një vend tjetër është një kërcënim shumë më i madh se Rusia”: Aleati i Trump dhe anëtari i mundshëm i administratës së ardhshme në Uashington per Politico
Protesta e ambientalistëve bllokon trafikun në Berlin
Paralajmërimi nga Turqia: “Po ndjekim me vëmendje ngjarjet në Ballkan!
Perfundon takimi i Putinit me Llukashenkon
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?