By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kundërshtohet objekti i ri në Shtime, kërkohet integrim i pacientëve mendor
August 21, 2025
Të fluturosh në Evropë është më lirë se të udhëtosh me tren, por mjedisi e paguan çmimin.
August 21, 2025
Arrestohet në Itali një person i përfshirë në shpërthimin e Nord Stream
August 21, 2025
“Gjykatësi më mirëdashës në botë” Frank Caprio ka ndërruar jetë
August 21, 2025
Zvicra humb yjet shqiptarë, 14 lojtarë zgjodhën Shqipërinë dhe Kosovën
August 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan
Lajme

Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në Gjilan

Kosova Times
Last updated: 2025/07/01 at 10:45 PM
Kosova Times Published July 1, 2025
Share
SHARE

Komuna e Gjilanit ka njoftuar se është vënë gurthemeli i Shkollës së Mesme të Mjekësisë në oborrin e Spitalit Rajonal në Gjilan.

 

Sipas njoftimit, kryetari i kësaj komune, Alban Hyseni, tha se në disa momente gurthemelet “që i vëjmë janë më shumë sesa vetëm kuptimi i një objekti që ndërtohet dhe shënim e fillim i një epoke të re për shumë prej nesh”.

Sipas tij ndërtimi i shkollave është ndër investimet më afatgjate, më të rëndësishme dhe nga vlera më të mëdha për një shoqëri të tërë.

“Në këtë shkollë që po e vejmë gurthemelin, nuk është vetëm mësimi që do të jepet këtu, por shumë më shumë është ndërtimi i brezave të së ardhmes”, tha Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se kontribut i përbashkët me organizatën Islamic Relief, nuk matet as me vlerë e as me metër investim, por më shumë matet në të ardhmen me jetët që do të shpëtohen nga kuadri që krijohen nga kjo shkollë.

“Nga kjo shkollë do të ndërtohet shpresa për shërbime e shëndet për të ardhmen. Po e fillojmë një epokë të re për Shkollën e Mjekësisë në Gjilan, bashkë për gjithë Anamoravën, Preshevën, Bujanocin, Kumanovën e më gjerë, ku nxënësit mësimet do t’i ndjekin në këtë shkollë”, tha Hyseni, sipas të cilit sot po nisë të jetësohet shkolla.

Tutje ai tha se ajo që e bënë këtë ditë të veçantë, është partneriteti me Islamic Relief Kosova, për të cilët u shpreh mirënjohës.

“Ky projekt pos krijimit të objektit e infrastrukturës, është themel i drejtësisë, garanci e barazisë dhe një mundësi e të ardhmes për të gjithë pa dallim”, tha Hyseni.

Drejtori gjeneral i Islamic Relief, Wassem Ahmed, tha se janë të lumtur që po vënë gurthemelin e kësaj shkolle dhe është një ditë e rëndësishme jo vetëm për Gjilanin, por për gjithë rajonin në formimin e brezave që do të përgatiten  si profesionistë shëndetësor.

Ai premtoi mbështetje edhe në realizmin e projekteve tjera.

Zv. ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Ademi, tha se jo vetëm Komunës së Gjilanit, por edhe më gjerë i duhet kjo shkollë.

Sipas tij MASHT-i, ka fokus mbështetjen e investimeve të nevojshme në arsim, ku edhe nuk kanë munguar investimet për krijimin e kushteve më të mira për nxënësit.

Drejtori i Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman, tha se ky projekt është shumë me rëndësi për gjithë regjionin.

Ai premtoi se do të vazhdojnë me përkushtim mbështetjen në realizimin edhe të projekteve tjera.

You Might Also Like

Kundërshtohet objekti i ri në Shtime, kërkohet integrim i pacientëve mendor

Arrestohet në Itali një person i përfshirë në shpërthimin e Nord Stream

Sekretari Parlamentar Gjerman viziton Kosovën

Ekstradohet nga Italia një 34-vjeçar i dënuar për vrasje në tentativë

Policia jep detaje mbi aksidentin në Dollc, ku humbi jetën një person

Kosova Times July 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Turizëm

Dreka 3 euro, kafeja 30 cent: Një vend mesdhetar me bukuri të jashtëzakonshme që kalon nën radarin e turistëve

Kosova Times Kosova Times August 20, 2025
Për Vuçiqin, sanksionet e SHBA-së ndaj zyrtarëve të Republikës Sërpska dhe Serbisë “nuk ekzistojnë”
Beograd, bllokadë 24-orëshe e nyjës kryesore të Autokomandës
Prezantuesja e motit të TV Pink fyhet nga komentuesit pasi tha Prishtina e Kosovës
Haradinaj: Ikja nga përgjegjësia e kryeministrit Kurti, na solli sanksionet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?