By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Udhëtim nëpër kohë: Një tren retro zbulon sharmin e Toskanës
November 4, 2025
Një ishull i pabesueshëm me madhësinë e një fushe futbolli, shtëpi e 300 njerëzve
November 4, 2025
Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra
November 4, 2025
Sllovenia zbardh listën për ndeshjet ndaj Kosovës dhe Suedisë
November 4, 2025
Kurti: Glauk Konjufca mandatar i dytë për kryeministër
November 4, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gazetarët nën presion politik – theksohet në tryezën për lirinë e mediave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gazetarët nën presion politik – theksohet në tryezën për lirinë e mediave
Lajme

Gazetarët nën presion politik – theksohet në tryezën për lirinë e mediave

Kosova Times
Last updated: 2025/07/01 at 11:04 PM
Kosova Times Published July 1, 2025
Share
SHARE

Institucioni i Avokatit të Popullit organizoi një tryezë të rrumbullakët me temën “Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve”, ku u diskutua gjendja aktuale e mediave në Kosovë dhe sfidat me të cilat përballen gazetarët.

 

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, theksoi se liria e mediave bën pjesë në katalogun e të drejtave të njeriut dhe është e lidhur ngushtë me lirinë e shprehjes – dy shtylla themelore të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

“Reporterët pa Kufij e kanë renditur më poshtë Kosovën në raportin e fundit, dhe problematikat që kanë ndikuar në këtë vlerësim lidhen edhe me indikatorët matës. Nëse analizojmë më thellë, ndërhyrjet politike në media dhe siguria e gazetarëve janë ndër çështjet më kritike. Kjo rënie në indeks tregon presionin dhe ndikimin politik ndaj gazetarëve – gjë që duhet të ndryshojë. Duhet të adresohen të gjitha gjetjet dhe të merren masa konkrete që Kosova të renditet më lart në respektimin e lirisë së mediave”, tha Qelaj.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Xhemajl Rexha, tha se liria e mediave në Kosovë vazhdon të jetë e sulmuar.

“Tre arsyet kryesore që, sipas nesh, kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës janë: ligji për KPM-në, ndërhyrjet në RTK dhe fushatat denigruese ndaj gazetarëve. Ne kemi 46 sulme të ndryshme ndaj gazetarëve, shumë prej të cilëve kanë qenë të rrezikuar, sidomos gjatë fushatës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje”, deklaroi Rexha.

Edhe juristja për lirinë e mediave, Flutura Kusari, tha se liria e mediave në Kosovë është e cenueshme.

“Raporti i fundit është i saktë dhe asnjë nga institucionet nuk e ka demantuar atë. Sistemi gjyqësor është mbrojtësi më i madh i të drejtave të gazetarëve, por fatkeqësisht, pushteti vazhdimisht ka bërë fushata denigruese kundër komunitetit të gazetarëve në Kosovë”, tha Kusari.

You Might Also Like

Abdixhiku: Shfaqje teatrale e mandatarëve pa numra

Kurti: Glauk Konjufca mandatar i dytë për kryeministër

Minatorët e Trepçës kërkojnë rritje pagash

Kosova sot e pranon Raportin për Vendin nga BE-ja

Diskutohet trajtimi e menaxhimi i aseteve të sekuestruara e konfiskuara V.S|RTKlive

Kosova Times July 1, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Biden kthehet në Uashington për shkak të kërcënimit të Iranit ndaj Izraelit

Kosova Times Kosova Times April 13, 2024
Renditja e re e FIBA-së, Kosova bie për dy pozita
Haradinaj kujton Ilaz Kodren: Ishim bashkë në betejën e Qafë Mullarit
112 vjet shtet, 111 vjet ndarje për shqiptarët!
Koka e prerë e burrit të saj u gjet pranë trupit të një gruaje shtatzënë nga Ballkani
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?