Sipas njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes, ky takim vjen në kuadër të angazhimit të vazhdueshëm për forcimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Italisë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Gjatë takimit, u diskutua situata aktuale e sigurisë në vend dhe u theksua rëndësia e zgjerimit të bashkëpunimit bilateral, me fokus të veçantë në industrinë e mbrojtjes. Ministri Maqedonci falënderoi gjeneralin Iannucci për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka ofruar Kosovës, veçanërisht përmes kontributit të saj në misionin e KFOR-it, ku Italia është vendi me pjesëmarrjen më të madhe të trupave”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se palët shprehën përkushtimin për të vazhduar angazhimin e përbashkët me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe paqes në Kosovë dhe në rajon.