Pas takimeve me Albin Kurtin, Memli Krasniqin dhe Lumir Abdixhikun, presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar në këto çaste edhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ky është takimi i fundit për ditën e sotme me krerët politikë në kuadër të përpjekjeve për të gjetur zgjidhje për dalje nga ngërçi dhe mos konstituimi i Kuvendit të Kosovës pavarësisht 40 tentativave.
Këto takime vijnë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila obligon Kuvendin e ri që të konstituohet brenda 30 ditëve nga mbledhja e tij e parë. Megjithatë, që nga publikimi i këtij vendimi më 26 qershor, partitë nuk kanë arritur marrëveshje për zgjidhjen e situatës.