Akti solemn politik i deklaratës kushtetuese të 2 korrikut në 35 vjetorin e shpalljes së tij është shënuar edhe në qytetin e Gjakovës.
Të pranishëm ishin edhe disa ish delegatë të Kuvendit të atëhershëm të Kosovës.
“E miratuar nga Kuvendi i Kosovës në rrethana të jashtëzakonshme të shtypjes politike, juridike, kulturore dhe fizike nga regjimi serb, kjo deklaratë është themel juridik dhe politik i aspiratës së popullit shqiptar të Kosovës për vetëvendosje dhe pavarësi”, ka thënë Ilaz Ramajli ish kryetar i Kuvendit të Kosovës.
“Në këtë kontest represiv deputeët shqiptar të legjislaturës dhjetor 89- maj 1992 pas mbledhjeve të gjata të tensionuara dhe shpesh të ndërprera me obstruksione e presione politike morën një vendim historik”, ka thënë Fehmi Nallbani, pjesëmarrës.
“Ato ditë ne përjetuam maltretime, kërcënime nga organet e punëve të brendshme nga policia por përkundër asaj ishim që kjo të mbahej dhe ne të qëndrojmë në Prishtinë”, ka thënë Muharrem Shabani, lexues i deklaratës.
Organizatorët e këtij takimi nga Shoqata e Intelektualëve “Jakova” thanë se shënimi i 35 vjetorit të kësaj deklarate ka për qëllim përcjelljen e porosisë gjeneratave të reja për rëndësinë historike të kësaj date.