“Në seancat e fundit Kushtetuta e vendit është duke u shkelur me vetëdije, çdo ditë dhe kësisoj ne po hymë në një krizë edhe më të thellë kushtetuese. Kërkojmë nga partia më e madhe që të kthehen në rendin e ditës, ta respektojnë Kushtetutën e vendit dhe të vazhdohet me konstituim”, ka thënë Zogaj.

“Çdo dalje nga rendi i ditës është shkelje e re e Kushtetutës”, ka thënë ai.

Edhe ai ka thënë se janë duke u përgatitur që t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, njësoj si PDK.

“Gjithsesi që do t’i qasemi Gjykatës Kushtetuese me pyetjen dhe me adresimin që edhe aktgjykimi i fundit edhe Kushtetuta e vendit janë duke u shkelur në seancat e fundit”, ka thënë ai.