By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këta kuvendarë kan kohë edhe për të humbur!!
July 4, 2025
Kur heshtin deputetët, flet qytetari – zëri i Arianit Kocit para Kuvendit
July 4, 2025
Të burgosurit politikë rusë u bëjnë thirrje udhëheqësve botërorë
July 3, 2025
Ish-kryebashkiaku rus i Luhanskut u hodh në erë në një shpërthim
July 3, 2025
Rënia e numrit të nxënësve dhe studentëve, pasojë e trendëve demografikë
July 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nga mërgimi te suksesi në Kosovë në blegtori me 70 mijë pula dhe 100 dema
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Nga mërgimi te suksesi në Kosovë në blegtori me 70 mijë pula dhe 100 dema
Bujqësi

Nga mërgimi te suksesi në Kosovë në blegtori me 70 mijë pula dhe 100 dema

Kosova Times
Last updated: 2025/07/03 at 3:22 PM
Kosova Times Published July 3, 2025
Share
SHARE

Pas luftës së fundit në Kosovë, Sabit Rama, nga fshati Akrashticë e komunës së Vushtrrisë ishte kthyer nga mërgimi për të rifilluar jetën në vendlindje. Duke e parë nevojën e një pune të përhershme në  vitin 2003 kishte startuar me mbarështim të lopëve qumështore dhe pas tyre edhe me pula vojse, me kapacitet fillestarë 20 mijë copë.

 

Duke e parë leverdinë në këtë sektor, Rama krahas 70 mijë pulave vojse, aktualisht mbarështon edhe rreth 100 dema të majmërisë, mbarështim të cilin e ka filluar në vitin 2010, pasi nga viti 2003 kishte mbarështuar vetëm lopë qumështore.

“Aktualisht mbarështojmë 70 mijë pula vojse në sistem të mbyllur me një prodhim ditor të vezëve që sillet rreth 60 mijë copë. Brenda një dite një pulë vojse konsumon 120 gramë ushqim . Ushqimin për to, e finalizojmë vet”, thotë Rama për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Tutje thotë ai se rol të rëndësishëm në mbarështim të suksesshëm të pulave vojse luajnë edhe temperaturat në ambientet ku jetojnë.

“Pos temperaturave në ambientet ku mbarështohen pulat, rol të rëndësishëm luan edhe vaksinimi i tyre. Vaksinimin e pulave e kryejnë sipas udhëzimeve të mjekut veterinarë. Po ashtu tash për tash jemi në pritje të vizitës të afaristëve nga Bashkimi Evropian për tu dakorduar për eksportim të vezëve në BE”, thotë Rama.

Ai me këtë rast nga ngritur shqetësimin e mungesë së fuqisë punëtore, duke thënë se kjo mungesë po e prek sektorin e bujqësisë.

“Mungesa e fuqisë punëtore në masë të madhe në vendin tonë po e prek sektorin e bujqësisë. Për të lehtësuar punën në fermë dhe për të ulur nevojën për  punëtorë na është dashur qe të gjithë sistemin ta bëjmë në mënyrë të automatizuar”, shprehet Rama.

Krahas 70 mijë pulave vojse, ai mbarështon edhe rreth 100 dema të majmërisë. Mbarështimin e tyre  e kishin filluar në vitin 2010, pasi nga viti 2003 kishin mbarështuar lopë qumështore.

“Për të pasur sukses në këtë veprimtari kemi përzgjedhur dy lloje të demave  që përshtatën me klimën tonë  dhe synimet ekonomike të familjes sonë. Demat i marrim sa janë të vogël me peshë 250 kilogram  dhe brenda 10 muajve nga mirë ushqyerja ata arrijnë 700 kilogram, kur edhe është koha që i shesim për therje”, thotë Rama, duke shtuar se një dem i majmërisë, brenda ditës konsumon 4 kilogram koncentrat.

Sipas tij, për të pasur profit nga kjo veprimtari, ushqimi duhet të vetë sigurohet  e jo të blihet i gatshëm.

“Se sa ushqim e dhe çfarë lloji u servohet demave, kjo varet nga mosha dhe pesha që kanë demat. Krahas laramanisë së mirëfilltë të produkteve ushqimore, i rëndësishëm shumë për majmërinë e demave është edhe cilësia dhe sasia e ujit që konsumojnë”, thotë Rama për emisionin ‘Toka’ në RTK.

Lidhur me sëmundjet që mund t’i prekin demat, sipas Ramës më të ekspozuar janë në moshë më të re.

“Sëmundjet më të shpeshta në moshë të re të demave, janë temperaturat e larta dhe ftohja e organeve  të brendshme, por falë vaksinimit profesional e kalojnë këtë etapë pa telashe të këtilla. E mirë tjetër e mbarështimit në fermë, është mbarështimi e bëjmë me sistem të lirë.  Lëvizja dhe ajrosja përveç ndikimit në mirëqenie të demave ato po ashtu ndikojnë në shëndetin dhe cilësinë e mishit që ne e konsumojmë”, thotë Rama, duke shtuar edhe shitja  e demave  nuk është  problem.

Sipas tij në sezonin e shitjes ka kërkesa të shumta porse si fermë janë të limituar.

Mbarështimi i pulave vojse dhe demave për mish, sipas ti, është veprimtari e cila mund të realizohet edhe nga të tjerët por me kusht që duhet të kenë dashuri për to.

You Might Also Like

Thaçi: Produktet në treg janë të sigurta, ndalesat janë masë parandaluese

AUV ndalon përkohësisht importin e gjedheve dhe lëkurave nga Lombardia

Rendimenti i boronicës këtë vit, më i miri ndër vite

Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

Peci: Bujqësia organike krijoi mbi dy mijë vende të reja pune

Kosova Times July 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Qalaj: S’ka votë për një njeri që nuk është dinjitoz për pozitën e kryeparlamentarit

Kosova Times Kosova Times May 3, 2025
Putin puth Kuranin e veshur me ar në një xhami çeçene
Javën e ardhshme mbahen dy seanca, njëra për nderë të Epopesë së UÇK-së
Përtej njerëzores
Policia greke ndalon zhvillimin e një tubimi nga shqiptarët në Athinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?