By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë
September 1, 2025
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi
September 1, 2025
MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra
September 1, 2025
Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy
September 1, 2025
IKSHPK e KRU Prishtina njoftojnë për rritje të manganit në ujë nga Badoci
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes ‘Murtaja e Ruminantëve të Vegjël’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes ‘Murtaja e Ruminantëve të Vegjël’
Lajme

Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes ‘Murtaja e Ruminantëve të Vegjël’

Kosova Times
Last updated: 2025/07/03 at 3:32 PM
Kosova Times Published July 3, 2025
Share
SHARE

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka bërë të ditur se ka pranuar njoftimin mbi dyshimet për prezencë të sëmundjes `Murtaja e Ruminantëve të Vegjël` (PPR) në një fermë në fshatin Landovicë të komunës së Prizrenit.

 

Në njoftim agjencia thotë se menjëherë janë aktivizuar ekipet e inspektorëve të mjekësisë veterinare, të cilët kanë vendosur masën e kufizimit të lëvizjes në fermën e dyshuar, nga e cila janë marrë mostrat për testim.

“Sot në mëngjese Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar prezencën e sëmundjes në fermën e dyshuar. Mostrat e testuara në fermat përreth kanë rezultuar negativ. Në zbatim të mandatit ligjorë bazuar në rezultat të analizave laboratorike, AUV ka shpallur fshatin Landovicë  vatër të infektuar, në perimetër prej 3 km nga ferma e prekur. Kjo zonë është vendosur në masë karantine, ndalim të lëvizjes se çdo kafshe, transport apo qarkullim të produkteve dhe nënprodukteve të kafshëve. Fermat përreth janë vendosur nën masën e dyshimit për hulumtim epidemiologjitk, hulumtimin e burimit të infektimit dhe kontakteve të mundshme me fermën e infektuar”, thuhet në njoftim.

Tutje theksohet se janë vënë në zbatim masat e biosigurisë në ferma, si dhe dezinfektimi i fermave dhe zonave pëërreth sipas protokolleve veterinare.

Po ashtu Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 3 korrik ka nxjerrë vendim’për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes PPR, bazuar në Ligjin për Veterinarinë dhe i cili do të zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës

I.  Masat e përgjithshme:

a) Ndalimi i lëvizjes së deleve dhe dhive nga fermat,  tregtimin në tregjet e dhe  shitblerjen;

b) Fermerët obligonë qe menjëherë të njoftojnë veterinarin  rast të ndryshimit të gjendjes shëndetësore të deleve dhe dhive në fermat e tyre,

c) Praktikat veterinare janë të obliguar njoftojnë secilin rast të dyshuar me PPR tek autoriteti zyrtar AUV,

d) Kryerjen e inspektime të menjëhershme të fermave të dyshuara, marrja e mostrave dhe dërgim në Laboratorin e Ushqimit dhe Veterinarisë;

e) Groposja e kafshëve në fermat të cilat rezultojnë të infektuara me PPR;

f) Komunat obligohen të përcaktojnë lokacionet për asgjësim të kafshëve të infektuar

g) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth e fermave dhe zonave përreth   rasteve të shpërthimit të sëmundjes;

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja deleve dhe dhive nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara,  me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë pranimin e deleve dhe dhive në hapësirat e tyre.

IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe         bashkëpunim me AUV-në  të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

V. Masat hynë në fuqi sot datë 03.07.2025

Çfarë është sëmundja PPR

Sëmundja Peste des Petits Ruminants (PPR), e njohur si Murtaja e Ruminantëve të Vegjël, është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo karakterizohet nga simptoma të rënda si: temperaturë e lartë, rrjedhje nga hunda dhe sytë, diarre, pneumoni dhe kollitje e fortë.

PPR shkakton dëme të konsiderueshme në shëndetin e kafshëve, rrit nivelin e ngordhshmërisë dhe ka ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë blegtorale.

Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë se nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.

You Might Also Like

Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e re e Finlandës në Kosovë

IKSHPK e KRU Prishtina njoftojnë për rritje të manganit në ujë nga Badoci

Zyrtari komunal arrestohet për marrje ryshfeti në Gjakovë

Delegacioni i RTK-së në Tokio, mbështetje nga transmetuesi publik japonez

OVL e UÇK-së nuk e pranon kërkimfaljen e Bashës

Kosova Times July 3, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Shqiptari Rinor Azemi debuton si arbitër në kampionatin nacional të ragbitë në Itali

Kosova Times Kosova Times April 3, 2023
Vetëvendosje feston fitoren, opozita e kënaqur me rritjen në rezultat
Pranimi i propozimit evropian: Çka mendojnë qytetarët në Kosovë e Serbi?
Kremlini vendosi detyrën e rizgjedhjes së Putinit në vitin 2024 me një numër rekord votash
Vihet gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?