Përmes një njoftimi për medie, OVL-UÇK thekson se populli amerikan ka qenë gjithmonë përkrah nesh në momentet më të rënda historike.

”Mbështetja e SHBA-së ka qenë vendimtare në rrugëtimin tonë drejt lirisë dhe shtetësisë, dhe roli i saj mbetet i pazëvendësueshëm për Kosovën”, thuhet në njoftim.

Tutje, OVL-UÇK shpreh mirënjohje të veçantë edhe ushtarëve amerikanë që shërbejnë sot në Kosovë, për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tyre të përditshëm për paqe dhe siguri.

”Ne, ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, jemi gjithmonë ushtarë të lirisë dhe, në zemrën tonë, jemi gjithmonë ushtarë të Amerikës. Kurdo që nevoja e drejtësisë, paqes apo miqësisë së sinqertë e kërkon, jemi të gatshëm të qëndrojmë përkrah SHBA-së. Zoti e bekoftë Amerikën! Gëzuar 4 Korrikun!”, thuhet në fund të njoftimit.