Në nderim të 4 korrikut, presidenti Begaj, përmes një postimi në platformën X ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara ndaj Shqipërisë dhe përkushtimin për të qëndruar të bashkuar e për të forcuar këto lidhje.

“Gëzuar 4 Korrikun!  Në këtë ditë feste për miqtë dhe aleatët tanë amerikanë, Shqipëria shpreh mirënjohjen më të thellë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëndrojmë të bashkuar në përkushtimin tonë të përbashkët ndaj vlerave demokratike, paqes dhe sigurisë globale, duke shpresuar në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy kombeve tona të mrekullueshme”, ka shkruar Begaj.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot 249-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë ditë, në vitin 1776, delegatët u mblodhën në Filadelfia dhe nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë.