“Vranësirat gjatë ditës do të intensifikohen  duke bërë që në fusha barike të kemi ndryshime të mëdha. Kjo situatë meteorologjike do të krijoj kushte që mbi vendin tonë të bie shi i percjellur me breshër dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri  16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë  e lehtë dhe lokalisht e fortë në formë stuhie nga drejtimi i verilindjes dhe i veriperendimit”, njofton IHMK.