By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 1 nëntor
November 1, 2025
Shqipëria shpall ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
October 31, 2025
Ukraina ka identifikuar rusët përgjegjës për rrëmbimin e 339 fëmijëve
October 31, 2025
Bullgaria kufizon eksportet e naftës pas sanksioneve të SHBA-së ndaj gjigantëve rusë të gazit
October 31, 2025
Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës
October 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qytetarët e Kosovës ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qytetarët e Kosovës ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri
Lajme

Qytetarët e Kosovës ankohen për gjobat që i marrin në Shqipëri

Kosova Times
Last updated: 2025/07/10 at 2:08 PM
Kosova Times Published July 10, 2025
Share
SHARE

Shumë qytetarë të Kosovës që udhëtojnë për Shqipëri janë ankuar se për gjobat që i marrin gjatë udhëtimit të tyre në Shqipëri përmes radarëve, nuk njoftohen as nga Policia e Shtetit e as nga ajo e Kosovës.

 

Për pasojë, gjobat po u rriten me kamatë ditore prej 2 për qind. Për këtë çështje për Radio Kosovën është përgjigjur vetëm Policia e Shtetit shqiptar, ndërsa institucionet e Kosovës nuk janë përgjigjur ende.

Gjatë muajit maj, Saranda Krasniqi kur po udhëtonte për në Shqipëri, është fotografuar nga radarët rrugorë pasi e ka kaluar shpejtësinë e lejuar. E në bazë të kësaj i është shqiptuar një dënim, për të cilin nuk e tregoi shumën. Por, ajo tha për Radio Kosovën se nuk është njoftuar për gjobën e shqiptuar nga policia e shtetit shqiptar.

“Po më ka ndodhur në muajin maj. Kam udhëtuar në një fundjavë në Shqipëri, ku gjatë rrugës kisha marrë një gjobë, të cilën nuk e kam ditur se ka qenë nga radari”, ka thënë Krasniqi.

Ajo tregoi se për dënimin e marrë, është njoftuar në pikën kufitare në Morinë pas një muaji kur ka udhëtuar përsëri për në Shqipëri.

“Pas një muaji kam udhëtuar përsëri për në Shqipëri dhe më kanë njoftuar në doganë që ke një gjobë dhe duhet ta paguash. Kjo është e padrejtë nga ana e policisë së Shqipërisë, pasi lajmërimi duhet të ishte bërë me kohë. Pas një muaji, unë pash që gjoba ishte rritur”, ka thënë ajo.

Policia kufitare në Morinë, i ka dhënë një procesverbal ku është konstatuar shkelja, duke u theksuar se pas kalimit të afatit të pagesës prej 15 ditësh, gjobës i shtohet kamatë ditore prej 2 për qind.

Ndërkohë, në përgjigjen për Radio Kosovën të Policisë së Shtetit shqiptar, thuhet se “Njoftimi i shtetasve të Kosovës/evropianë, për çdo rast të konstatimit të shkeljeve në mungesë, bëhet në pikat e kalimit kufitar. Secili njoftim i bërë në këto raste regjistrohet në sistemin elektronik që administron Policia e Shtetit dhe shtetasit i bëhet e ditur se si dhe ku duhet ta kryejë pagesën. Secilit kundërvajtës i komunikohet nga shërbimi i Policisë Kufitare, në dalje/hyrje të territorit Shqiptar, për kundërvajtjen e kryer dhe i jepet e printuar fleta e gjobës dhe informohet mbi përfitimin kur pagesa kryhet brenda afatit 15-ditor.”

Policia e Shtetit, bëri të ditur se “pagesa në këto raste mund të bëhet pranë çdo zyre të institucioneve financiare, të cilat kanë marrëveshje me Policinë e Shtetit dhe që operojnë edhe pranë pikave të kalimit kufitar.” Sipas Policisë, në rastet kur shërbimet e Policisë Rrugore kapin në qarkullim kundërvajtësin që nuk ka kryer pagesën e masës administrative, megjithëse është njoftuar më parë (e verifikuar nga njoftimi i administruar në sistemin elektronik të Policisë së Shtetit), në zbatim të nenit 205 të Kodit Rrugor, i kërkojnë të kryejë pagesën te punonjësi i Policisë, kundrejt mandatit të arkëtimit, ose sipas dëshirës së shtetasit, ta kryejë pranë çdo institucioni financiar. Në rastin e dytë drejtuesit të mjetit i tërhiqet leja e drejtimit, deri në kryerjen e pagesës.

Në përgjigjen e Policisë së Shtetit shqiptar, thuhet se “Të ardhurat nga masat administrative me gjobë për shkeljet e parashikuara nga nenet e këtij Kodi, paguhen nga kundërvajtësi brenda 15 ditëve nga dita që gjoba regjistrohet ose vendimi ka marrë formën e prerë me përjashtim të rasteve kur parashikohet gjoba në vend. Pas kalimit të këtij afati, për çdo ditë vonesë, paguhet 2 për qind kamatë deri në një muaj.”

Në procedurat që ndjek Policia është parashikuar se në rastin kur kundërvajtësi apo pronari i mjetit nuk është dakord për shkeljen e kryer, apo njoftimi është kryer me vonesë, gjoba është me kamatë dhe nuk përfiton uljen me 50% të vlerës së gjobës. Shtetasi ka të drejtën e ankimit sipas nenit 201 të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë. Në ankim mund të kërkohen të dhëna për shkeljen e kryer, si dhe rivendosjen në afat të masës së marrë për mundësinë e heqjes së kamat-vonesës. Ankimi i drejtohet organit administrativ shtetëror më të afërt në rastin kur shtetasi është brenda territorit të Shqipërisë, me postë ose në adresat elektronike  policiaeshtetit@asp.gov.al ose  salla.monitorimi@asp.gov.al

Organet administrative shtetërore, me marrjen e ankesës, kryejnë shqyrtimin dhe marrin vendim, i cili i njoftohet qytetarit, në adresën e deklaruar. Masa e dalë nëpërmjet këtij vendimi mund të paguhet brenda afatit 15-ditor, sipas nenit 203 të Kodit Rrugor dhe në këtë afat përfitohet ulja me 50% të vlerës së gjobës.

Radio Kosova ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, Policia e Kosovës dhe Qendra për Menaxhimin Kufitar, rreth njoftimit të qytetarëve të Kosovës që janë regjistruar si kundërvajtës në territorin Shqipërisë, por deri tani nuk ka marrë ndonjë përgjigje për këtë çështje.

You Might Also Like

Kurti: Nano do mbetet në historinë politike të Shqipërisë dhe Kosovës

Apeli i Speciales rrëzon apelet në rastin e administrimit të drejtësisë

Ulutash diskuton me zyrtarin e DASH-it për situatën aktuale në Kosovë

Riciklimi dhe menaxhimi i mbeturinave shpëtojnë mjedisin

Aksident mes vetures dhe trenit në Prishtinë, një person i lënduar

Kosova Times July 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Ministri Çeku ka pritur Ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite Khalid Al-Falih

Kosova Times Kosova Times June 18, 2023
Grabitja e rende, therr me thikë shitësen por përfudon ne pranga
Kremlini ka dyshime për udhëtimin e Putinit në samitin e BRICS për shkak të kërcënimit të arrestimit me urdhër nga Haga
Hollywood: Aktorja Sharon Stone pretendon se ish-shefi i Sonia e ka abuzuar seksualisht me të në vitet 1980
Bashkohuni sepse asnjë emër personal nuk qëndron mbi emrin shqiptar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?