By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
December 11, 2025
Axhenda ndërkombëtare
December 11, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët
December 11, 2025
Sulmet ukrainase me dronë paralizojnë aeroportet e Moskës
December 11, 2025
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
December 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Foto familjare e Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës, në Romë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Foto familjare e Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës, në Romë
Lajme

Foto familjare e Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës, në Romë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/10 at 2:33 PM
Kosova Times Published July 10, 2025
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama publikoi sot foton familjare të Konferencës për Rimëkëmbjen e Ukrainës, e cila po zhvillohet në Romë, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës me Rusinë.

Kryeministri Rama u prit në “Ukraine Recovery Conference 2025”, nga kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni.

“Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës”, shprehet kryeministri Rama në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës morën pjesë liderë botërorë, përfaqësues të lartë të BE-së, G7-s, organizata ndërkombëtare, institucione financiare dhe nga sektori privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.

Gjatë konferencës do të mbahen fjalime nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri polak Donald Tusk dhe zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska.

Konferenca e Rimëkëmbjes së Ukrainës është ngjarja kryesore ndërkombëtare mbi rindërtimin e Ukrainës. Edicioni i Romës vjen pas Konferencave të Luganos (2022), Londrës (2023) dhe Berlinit (2024). Qëllimi i konferencës është të vazhdojë mobilizimin e qeverive, sektorit privat, institucioneve financiare ndërkombëtare, komuniteteve lokale dhe shoqërisë civile për rimëkëmbjen, rindërtimin dhe modernizimin e Ukrainës.

Në konferencë pritet të marrin pjesë më shumë se 5000 pjesëmarrës, rreth njëqind delegacione zyrtare dhe 40 organizata ndërkombëtare, 2 mijë kompani (nga të cilat rreth 500 janë italiane), qindra përfaqësues të autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile.

You Might Also Like

54 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Moti në Shqipëri i kthjellët

Sulmet ukrainase me dronë paralizojnë aeroportet e Moskës

Moti sot i vranët dhe me intervale me diell

Kabineti i Osmanit takim me zyrtarin e DASH-it

Kosova Times July 10, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA-ja këshillon Ukrainën që të mos nisë tani një ofensivë të re

Kosova Times Kosova Times January 21, 2023
Jeta në Mariupolin e rrënuar
Dy të vrarë dhe gjashtë të plagosur nga sulmet raketore ruse në Ukrainë
Borrell: Pavarësisht takimit të djeshëm përshkallëzimi po vazhdon, nuk do ta tolerojmë këtë
Policia speciale rrit praninë në veri pas sulmit në Banjskë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?