By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Selanik Sahani – kur Liria matet me metelikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Selanik Sahani – kur Liria matet me metelikë
Opinion

Selanik Sahani – kur Liria matet me metelikë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/11 at 6:29 AM
Kosova Times Published July 11, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Rasim SMAJLAJ

(Nga një qytetar që nuk e harron çmimin e gjakut)

“Selanik sahani, një metelik — e deri në Selanik, njëqind metelik”.
Kështu na thoshin pleqtë në fillim të viteve ’90, kur fjala “pavarësi” u bë shpresë, betim dhe amanet. Anekdota tingëllon naive, por në vetvete mban një filozofi të thellë politike dhe një kritikë të heshtur ndaj çdo njeriu që mendon se liria është vetëm datë kalendarike apo deklaratë solemne.

Atëbotë, pavarësia dukej afër në fjalë, por larg në realitet. Njësoj si një sahani i bukur në Selanik – që duket i lirë, por rruga për ta arritur është e gjatë, e mundimshme, e mbushur me sakrifica. Duhej shumë mund për të bindur botën, duhej shumë gjak për të bindur historinë.

Po sot?
Sot, kur e kemi shtetin në letër, a e kemi edhe në zemër? A e kemi në drejtësi? Në zhvillim? Në barazi? Apo sot po i kthehemi logjikës së “sahanit” – vetëm me ngjyra partiake, interesa klanore, e retorikë që kërkon pak metelikë votash, por asnjë hap drejt Selanikut të vërtetë: njohjes, dinjitetit dhe zhvillimit?

Në vitet ’90 anekdota ishte apel për vetëdijësim. Sot ajo është alarm për zgjim.

Po e shpallim lirinë çdo ditë në fjalime, por po e humbim atë në institucione. Po e brohorisim shtetin në rrjete sociale, por po e shkelim në rrugë, në arsim, në drejtësi. Po kërkojmë integrime ndërkombëtare, por brenda s’po e gjejmë dot as unitetin politik e as seriozitetin institucional.

Sot nuk jemi larg Selanikut nga distanca, por nga mendësia.

Andaj, kjo anekdotë e urtë popullore nuk i takon vetëm të kaluarës. Ajo flet edhe sot — flet për një popull që duhet të zgjohet nga iluzionet dhe të kuptojë: sahanët e bukur s’na bëjnë shtet. Metelikët e propagandës s’na e sjellin njohjen. Nevojitet punë, drejtësi, sakrificë morale, dhe mbi të gjitha – ndërgjegje.

You Might Also Like

Nga vota te vila: rruga e shpejtë e pushtetit

Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh

Putini ka rënë në kurthin e tij dhe tani thjesht nuk mund ta përfundojë luftën

Energjia që na varfëron, drita që na bënë jetë terrerr?!!!!

Dimiç: Serbët e Kosovës duhet t’a duan dhe respektojnë pa asnjë kusht shtetin e tyre multietnik, Republikën e Kosovës

TAGGED: #Rasim Smajlaj
Kosova Times July 11, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Babai i nxënëses që vizatoi kundër luftës u ekstradua në Rusi

Kosova Times Kosova Times April 13, 2023
Hapet programi i subvencionimit të energjisë elektrike për konsumatorët e cënueshëm për vitin 2024/2025
Haxhiu me kritika ndaj Prokurorisë: Drejtësia s’duhet të jetë selektive
Fitojnë Prishtina e Ballkani, Llapi ndalet në barazim
Pas 29 vjetësh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?