By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Putin flet për NIS për herë të parë – I dërgoi një mesazh Vuçiçit: Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj
December 19, 2025
Supremja refuzon ankesën e Koalicionit Vakat për kandidaten Ena Krasniqi
December 19, 2025
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ambasada e SHBA-së: Ushtrimi i përbashkët është përkushtim për sigurinë
December 19, 2025
Filharmonia e Kosovës nesër me Gala Koncert për Vitin e Ri 2026
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Goditet krimi financiar në kufi, sekuestrohen mbi 16 mijë franga
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Goditet krimi financiar në kufi, sekuestrohen mbi 16 mijë franga
EkonomiLajme

Goditet krimi financiar në kufi, sekuestrohen mbi 16 mijë franga

Kosova Times
Last updated: 2025/07/13 at 12:25 PM
Kosova Times Published July 13, 2025
Share
SHARE

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është ndaluar mbrëmjen e së shtunës në pikën kufitare Hani i Elezit, pasi në veturën që po drejtonte u zbuluan mijëra monedha të dyshuara si të falsifikuara.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, rreth orës 21:15, në kuadër të kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë dhe policorë kanë selektuar për kontroll të detajuar një veturë të tipit Audi A2, ngjyrë e gjelbër metalike, me targa të Maqedonisë së Veriut. Automjeti po drejtohej nga një shtetas me inicialet S.Xh., i lindur më 1981 në Shkup.

Gjatë kontrollit të detajuar, në pjesë të fshehura nën ulëset e përparme të veturës, janë gjetur disa qese plastike të mbushura me monedha metalike prej 2 frangash zvicerane. Sipas autoriteteve, dyshohet se këto monedha janë të falsifikuara.

“Në vendngjarje kanë dalë njësitet relevante të policisë, përfshirë ekipet e hetuesisë, të cilat pas inventarizimit të parë kanë konstatuar se bëhet fjalë për gjithsej 8,076 monedha, me vlerë të përgjithshme prej 16,152 franga zvicerane”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit për Krime të Rënda dhe ndaj tij është iniciuar rasti penal për veprën “Falsifikim i parasë”. Monedhat e dyshuara dhe automjeti janë sekuestruar dhe rasti është proceduar më tej në njësinë rajonale të hetimeve.

Autoritetet kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për të luftuar veprimtaritë ilegale në zonat kufitare, veçanërisht ato që kërcënojnë sigurinë publike dhe sistemin financiar.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Doganën e Kosovës, mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit ndërkufitar”, theksohet tutje në komunikatë.

You Might Also Like

Mëngjes në hotele me çmime të ulëta – luks praktik për grupe me një çmim të përballueshëm

Kosova merr Presidencën e Këshillit të Komunitetit për Energji

Supë me kungull, receta për mbrëmjet e dimrit

`Huffpost`: Shqipëria ndër destinacionet më të mira për pushime në 2026-n

Pula Vezuvi: Prova më e mirë se përbërësit e thjeshtë mund të bëjnë pjata të papërmbajtshme

Kosova Times July 13, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani dhe Bettel diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin evropian të Kosovës

Kosova Times Kosova Times November 4, 2024
Në Krime, brigadat ushtarake “Bears” rrahën brutalisht njerëzit në një kafene
Adhuruesi i teorive konspirative futet në Kuvendin e Serbisë vetë i 13-ti
Lazanja me spinaq dhe brokoli
Deliu-Kodra: Kuvendi ka humbur arsyen e funksionimit të tij
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?