By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë
Lajme

IPK rekomandon suspendimin e katër zyrtarëve policorë

Kosova Times
Last updated: 2025/07/14 at 5:25 PM
Kosova Times Published July 14, 2025
Share
SHARE

Katër zyrtarë policorë në dy raste të ndara, i ka rekomanduar t’i pezullojë Inspektorati Policor, Policisë së Kosovës.

 

Rasti i parë, siç bëhet e ditur në njoftimin  për media të IPK-së, ka të bëjë me një incident të ndodhur një natë më parë, ku dyshohet të jetë përfshirë zyrtari policor, jashtë detyrës zyrtare.

“Lidhur me rastin e parë fillimisht Policia e Kosovës kishte pranuar informacion mbrëmë (13.07.2025) për një incident në një fshat të Ferizajt  ku dyshohej se një i mitur ishte sulmuar dhe kanosur me armë nga një person  me rroba civile e që është prezantuar si zyrtar policor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes kurse më vonë personi i dyshuar është identifikuar si zyrtar policor (jashtë detyrës zyrtare) dhe i njëjti është vet-paraqitur në stacion policor pas incidentit”, thotë IPK që ka treguar se rasti në fjalë do të trajtohet në procedurë të rregullt në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj me dyshimin për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Rastin tjetër, thotë IPK-ja ka të bëjë me dyshimet për përfshirjen e tre zyrtarëve policor në një incident në rrugën, “Muharrem Fejza” në Prishtinë, të ndodhur para mesnatës së 30 qershorit.

“IPK në interes të hetimit ka rekomanduar suspendimin për tre zyrtarë policorë kurse incidenti ku dyshohet se janë të përfshirë si të dyshuar zyrtarët raportohet të ketë ndodhur para mesnatës më 30.06.2025  në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë. Hetimet lidhur me këtë rast ndaj tre zyrtarëve policorë  janë duke u zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë në procedurë të rregullt  më dyshimin për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, bëhet e ditur në njoftim.

Kanë thënë se hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorinë pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e dy rasteve.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times July 14, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Prokuroria kërkon dëbim të rusëve që u arrestuan në Jarinjë

Kosova Times Kosova Times May 6, 2024
Moti në Shqipëri me diell në të gjithë vendin
Prokuroria thotë se synon t’i thërrasë tre dëshmitarë në rastin e dytë ndaj Thaçit
Arrestohen dy të dyshuar dhe sekuestrohen 182 kilogram marihuanë
Haziri: Koordinimi me aleatët, themel për sigurinë e Kosovës, çdo veprim i pakoordinuar mund të ketë pasoja të pariparueshme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?