Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentit Emmanuel Macron dhe popullin francez për Ditën Kombëtare të Francës.
Në urimin e presidentes Osmani thuhet se kjo festë simbolizon miqësinë e fortë dhe partneritetin e palëkundur mes Kosovës dhe Francës, të ndërtuar mbi besim dhe respekt të ndërsjellë .
“Presim me padurim të vazhdojmë të shkruajmë këtë histori të bukur, duke forcuar edhe më shumë lidhjet tona”, thuhet në urimin e Osmanit.