By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Interfax: Kërkesa e Kozakut për dorëheqje është miratuar
September 18, 2025
Urdhër arresti i lëshuar për ish-yllin e Bayernit dhe Juventusit, klubi i ndërpret menjëherë kontratën
September 18, 2025
Për 24 orë u ngritën 53 aktakuza ndaj 62 personave për vepra të ndryshme
September 18, 2025
Arrestohet në Leposaviq një person për kanosje dhe armëmbajtje pa leje
September 18, 2025
Shfaqet zyrtari i lartë i Hamasit për herë të parë që nga sulmi izraelit në Doha
September 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani nuk i kundërpërgjigjet emisarit Grenell: Vlerësim pozitiv për Trump
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani nuk i kundërpërgjigjet emisarit Grenell: Vlerësim pozitiv për Trump
Lajme

Osmani nuk i kundërpërgjigjet emisarit Grenell: Vlerësim pozitiv për Trump

Kosova Times
Last updated: 2025/07/17 at 10:17 PM
Kosova Times Published July 17, 2025
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani, nuk ka komentuar deklarimin e të emëruarit për misione të veçanta të presidentit të SHBA-ve, Richard Grenell, për ashtu siç e ka quajtur ai, “manipulimin me fjalët e presidentit Donald Trump”.

 

Ajo ka thënë se është përgjigjur për mënyrën se si i ka kuptuar deklarimet e Trump dhe vetëm ka shprehur vlerësim pozitiv për to.

“Kur jam përgjigjur në lidhje me këtë deklarata shumë konkrete, s’kam interpretuar, por e kam treguar si e kam kuptuar unë si presidente e Republikës së Kosovës…Ne e vlerësojmë rolin e presidentit Trump si paqebërës dhe tërë deklarata ime ka qenë në tentim të vlerësimit pozitiv të tij”, ka thënë Osmani në konferencë për media.

Ajo ka falënderuar rolin e Trump për paqeruajtjen globale, teksa ka detajuar deklarimet me data specifike.

“Unë jam përgjigjur në pyetje dhe pyetja ka qenë për deklaratat e kohëve të fundit. Janë deklarata e datës 25 qershor 2025, në atë deklaratë thuhet ‘Ju e dini se javët e fundit u kujdesëm për Indinë, Pakistanin, Kosovën e Serbinë’. Pastaj jam pyetur për një deklaratë shumë konkrete, njëra nga të cilat është dhënë në një takim të kabinetit dhe ajo ka qenë me 27 qershor 2025. Në atë deklaratë thuhet se ‘Brenda pak muajsh kemi arritur paqen në mes të Indisë, Pakistanit, Izraelit dhe Iranit, Republikës së Kongos dhe Ruandës dhe gjithashtu disa të tjera. Siç e dini Serbia ishte gati të shkonte në luftë dhe ne e kemi ndalur një gjë të tillë’. Një deklaratë thotë brenda disa javësh, një brenda disa muajsh”, ka thënë Osmani, teksa ka bërë ftesë publike për dëgjimin e deklaratave.

Ajo ka përmendur edhe deklaratën tjetër të datës 8 gusht ku emisari amerikan, Richard Grenell ka shkruar se presidentja e Kosovës, ka manipuluar me fjalët e presidentit DonaldTrump, duke iu referuar një deklarate të saj se Trump së fundmi ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Donald Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për punën e tij në paqen dhe normalizimin ekonomik midis Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes nënshkrimit të Marrëveshjes së Uashingtonit nga Trump në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë. Osmani nuk ishte pjesë e asaj marrëveshjeje. Dhe të pretendosh sikur kishte diçka të re është absurde”, kishte shkruar Grenell në X.

You Might Also Like

Për 24 orë u ngritën 53 aktakuza ndaj 62 personave për vepra të ndryshme

Arrestohet në Leposaviq një person për kanosje dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohet zëvendëskryetarja e Leposaviqit, dyshohet se sulmoi një qytetare

Arrestohet në aeroport i dyshuari për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times July 17, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Tregtia botërore do të arrijë një rekord këtë vit

Kosova Times Kosova Times December 11, 2024
Aksident në Fushë Krujë-Thumanë, plagosen rëndë katër persona
Oficeri i FSK-së, Shatri merr çmimin ‘Honor Graduate’ në SHBA
Diplomatët rusë të dëbuar nga një numër vendesh gjetën strehim në Bosnje dhe Hercegovinë
Rruga e Navalny në fotografi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?