Policia në rajonin e Mitrovicës se Jugut në 24 orët e fundit në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë.
Policia ka njoftuar se në rastin e parë, arrestimi i të dyshuarit për armëmbajtje pa leje është realizuar në Vushtrri, si rrjedhojë e një hetimi pasi i dyshuari ishte përfshirë në një rast kanosjeje, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar në posedim tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë dhe një thikë.
“Pas intervistimit me aktvendim te Prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor. Ndaj tij është iniciuar rast për veprat ‘Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës””, thuhet në njoftim
Ndërsa në rastin e dytë në Mitrovicë, policia ka konfiskuar një armë të llojit pistoletë dhe një thikë, pasi i dyshuari javë me parë të njëjtat i kishte i kishte postuar ne rrjete sociale. I dyshuari është shoqëruar për intervistim, me pas është liruar ne procedurë të rregullt.
Sipas policisë, ndaj tij është iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim, kontroll të paautorizuar të armës”.