Sipas aktakuzës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se F.R., më 16 gusht 2024 në parkingun e restorantit “Fron Palace” në Bibaj gjatë një ceremonie martesore, me dashje dhe paramendim kreu vrasjen.

Në aktakuzë thekosohet se vrasja u bë “me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht”.

“Në vendngjarje të pranishëm ishin dhjetëra persona të tjerë, përfshirë të mitur, kur i pandehuri me armën zyrtare të policisë shtiu me breshëri plumbash drejt viktimës S.S. Kurse, i pandehuri J.M. e kishte ndihmuar atë ta kryejë vrasjen, ku me një sqepar ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje”, thuhet në aktakuzë.