Sipas komunikatës, janë hapur 320 raste të veprave penale dhe 326 kundërvajtje në fushën e sigurisë kufitare. Policia Kufitare ka arrestuar 337 persona, ka ndaluar 29 persona dhe ka ekzekutuar 931 urdhëresa vendore.

Në raportin gjashtëmujor, PK njofton se ka evidentuar gjithsej 23,125 raste, prej të cilave 12,769 si vepra penale dhe 10,356 si kundërvajtje dhe raste të tjera. “Zbulueshmëria e rasteve ka shënuar rritje për 5.22%”, thuhet në raport.

Statistikat krahasuese për periudhën janar-qershor 2024/2025 tregojnë:

Vepra penale: nga 13,626 në 12,769 → rënie prej -6.28%

Lëndime të lehta: nga 1,267 në 1,222 → -3.55%

Vjedhje: nga 1,888 në 1,751 → -7.25%

Vjedhje të rënda: nga 1,133 në 1,072 → -5.38%

Grabitje: nga 45 në 36 → -20%

Dhuna në familje: nga 1,268 në 1,200 → -5.36%

Numri i vrasjeve: pa ndryshim

“Gjatë kësaj periudhe kohore është dëshmuar progres në garantimin e sigurisë publike në të gjitha segmentet e saj,” thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës thekson gjithashtu se “janë shkëmbyer gjithsej 10,835 informacione ndërkombëtare” me INTERPOL, EUROPOL, ndërlidhës policorë dhe organizata të sigurisë.

Në kuadër të sigurisë rrugore janë zbatuar 23 plane operative dhe 43 fushata sensibilizuese, ndërsa për ruajtjen e sigurisë së kufijve, gjatë kësaj periudhe kufijtë i kanë kaluar 14,291,186 persona dhe 4,624,528 mjete motorike, që tregon rritje krahasuar me vitin e kaluar përkatësisht për 8.36% dhe 8.76%.

Policia ka realizuar 620 trajnime për 5,339 pjesëmarrës, ka punësuar 283 zyrtarë të uniformuar dhe 25 staf civil.