Negociatat midis Kosovës dhe Serbisë janë në ngërç prej muajsh, dhe pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në pranverën e vitit 2024, nuk është shënuar asnjë përparim domethënës në dialogun ndërmjet dy vendeve, thekson Pierc për BBC-në në gjuhen serbe.

Sipas saj, nuk nevojiten qasje të reja apo “zgjidhje magjike”, por vullnet për të zbatuar atë që është rënë dakord më parë.

“Marrëveshjet që ekzistojnë nuk janë teorike, por prekin çështje praktike si liria e lëvizjes, aksesit dhe pjesëmarrjes. Politikanët duhet të veprojnë për të përmirësuar jetën e njerëzve”, thekson ajo.

Pierce sheh gjithashtu në këto zgjidhje një rrugë për tejkalimin e krizës politike në Bosnjë dhe Hercegovinë. Ajo nënvizon se vendi mund të përparojë drejt integrimit evropian vetëm si një shtet i bashkuar, pavarësisht kompetencave të garantuara për entitetin e Republikës Srpska në Marrëveshjen e Dejtonit.

“Ne nuk synojmë t’i marrim asgjë Republikës Srpska si entitet, as serbëve të Bosnjës si komb përbërës. Por është thelbësore që Bosnja dhe Hercegovina të ecë përpara si një tërësi e vetme”, përfundon diplomatia britanike.

Karen Pierce u emërua si e dërguara e posaçme e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor në shkurt të vitit 2025, duke marrë përsipër pozicionin e mbajtur më parë nga Stuart Peach.