Janë sekuestruar barna të kontrabanduara në rajonin e Gjilanit, në vlerë mbi 4000 euro.
Task Forca, e përbërë nga Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës, kanë realizuar operacionin në Gjilan dhe Viti.
“Gjatë kontrollit të detajuar në ambientet e brendshme të barnatores, janë gjetur barna të fshehura, për të cilat nuk ishte paraqitur asnjë dokumentacion doganor. Dyshohet se këto produkte janë futur në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës, duke anashkaluar procedurat e importit dhe detyrimet doganore. Sipas vlerësimeve fillestare, vlera e barnave të sekuestruara kap shumën mbi 4000 euro”, thuhet në njoftim
Dogana e Kosovës ka nisur procedurat hetimore ndaj pronarit të subjektit, si dhe ka njoftuar organet përkatëse për veprimet e mëtejshme ligjore.