Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi rreth orës 18:36 në magjistralen Prishtinë – Pejë, në fshatin Gllarevë, ku u përfshinë tri automjete.
Bëhet e ditur se njëri nga të lënduarit ka pësuar lëndime serioze, ndërsa të tjerët janë jashtë rrezikut për jetë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Rreth orës 18:36 në magjistralen Prishtinë – Pejë, në Gllarevë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë tri automjete. Nëntë persona janë lënduar, ndërsa sipas mjekut kujdestar një prej tyre ka pësuar lëndime serioze,” ka thënë Gashi.