By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Biznes mbi humbjet: industria e funeraleve në Rusi lulëzon mes luftës dhe arkivoleve në rresht”
December 19, 2025
Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë
December 19, 2025
Një dron rus Orlan u rrëzua në Turqi
December 19, 2025
A mund të shpërthejë një luftë e madhe në Evropë?
December 19, 2025
Një shtetas rus është ndaluar në Izrael me dyshimin për spiunazh për Iranin
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dy të plagosur mes një polici dhe një qytetari në Doganaj të Ferizajt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dy të plagosur mes një polici dhe një qytetari në Doganaj të Ferizajt
Lajme

Dy të plagosur mes një polici dhe një qytetari në Doganaj të Ferizajt

Kosova Times
Last updated: 2025/07/21 at 11:30 AM
Kosova Times Published July 21, 2025
Share
SHARE

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Doganaj të Ferizajt.

 

Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, më 21 korrik 2025, rreth orës 00:50, policia rajonale ka pranuar një informatë për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Doganaj. Në këtë incident janë përfshirë dy persona, ku si pasojë të dy kanë mbetur të plagosur”, tha Veseli.

Sipas Veselit, në përleshje ishin të përfshirë një qytetar që po udhëtonte me veturën “Golf 7” dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, i cili ndodhej në një veturë “BMW”.

“Për shkak të përfshirjes së një zyrtari policor, është njoftuar menjëherë edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar në koordinim me ta dhe me prokurorin kujdestar të krimeve të rënda”, tha Veseli.

Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy veturat e përfshira, dy armë zjarri të llojit pistoletë, 16 gëzhoja dhe një predhë.

“Të plagosurit janë dërguar fillimisht në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas janë transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Sipas stafit mjekësor, ata janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Veseli.

Ai shtoi se policia ka intervistuar gjithashtu dy dëshmitarë që ndodheshin në njërën nga veturat në momentin e incidentit.

Rasti është cilësuar si “Vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

You Might Also Like

Jashari e shefi i Mbrojtjes së Lituanisë flasin për situatën e sigurisë

Abdixhiku nga Obiliqi premton pako për çdo familje

Hamza premton fond për ata që humbasin vendet e punës

Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malishevë-Kijevë

Kurti: 2024-ta vit i pasaportës sonë, 2025-ta vit i njohjeve

Kosova Times July 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zgjerimi, në rend dite në samitin e BE-së

Kosova Times Kosova Times March 21, 2024
Kosova s’mund të shesë mish e bylmet jashtë, shkak moslicensimi i AUV-it
Detajet e incidentit në Estoni: “Su-35 rus hyri në hapësirën e NATO-s, kjo është serioze”
Trump pezullon ndihmën ushtarake për Ukrainën
Çekët votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?