Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit përcolli në rrjetet sociale momente nga riti i Dollisë Shqiptare, të shpallur Pasuri Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore si një traditë e lashtë e mikpritjes shqiptare, nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Jo Materiale.

Dollia është një kryevepër e ngritjes në piedestal të miqve, të të ftuarëve apo vizitorëve në sofrat shqiptare që simbolizon kulmin e mikpritjes, gëzimit dhe haresë, synon lartësimin shpirtëror të palës pritëse dhe miqve në një event, gosti, dasmë, ceremonial apo çdo festim tjetër.

Dollia përfaqëson kurorëzimin e mikpritjes shqiptare si një institucion unik, tradicional, të lashtë, klasik dhe modern.

Me anë të dollisë, mikpritësi respekton miqtë, të ftuarit apo vizitorët duke sjellë momente solemne e duke i bërë ata të ndjehen si në shtëpinë e tyre./ata