By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti takon kongresisten Cammack, flasin për mbrojtjen
September 30, 2025
Haradinaj dhe Latifi premtojnë fuqizim të grave në Rahovec
September 30, 2025
Bulliqi premton projekte të reja dhe mbështetje për gratë në Podujevë
September 30, 2025
Abdixhiku: Përparim Rama është njeriu i urbanizmit modern
September 30, 2025
Osmani: Lidhja mes popullit të Kosovës dhe atij amerikan është e pathyeshme
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!
Opinion

Pse binomi Kurti-Limaj nuk janë shpëtim për Kosovën?!

Kosova Times
Last updated: 2025/07/21 at 1:58 PM
Kosova Times Published July 21, 2025
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA

Albin Kurti dhe Fatmir mund të jenë mundësi për dalje nga ngërçi i përkohshëm politik, por emrat e sipërpërmendur nuk janë fat i mirë për Kosovën, për stabilitetin institucional, për zhvillimin ekonomik, për bashkëpunim kombëtar, e në veçanti për bashkëpunimin ndërkombëtar të Kosovës.

Amerika na bëri shtet

Përveçse qytetarët nuk i shohin si shpresë dhe mundësi për stabilitet afatgjatë politik, ndërkombëtarët nuk i shohin Albin Kurtin dhe Fatmir Limajn si partner të besueshëm për bashkëpunim strategjik!

I pari, Albini rrënues i marrëdhënieve të Kosovës me ndërkombëtarët kurse i dyti, Fatmiri i futur në Kuvend për “vrimë të gjilpërës” nuk garantojnë perspektivë zhvillimore dhe as ndryshim politik në vendin tonë.

Andaj, Albini dhe Fatmiri përveçse nuk paraqesin shpëtim për Kosovën, rrezikojnë futjen e Kosovës në një cikël të ri bllokues në Kuvendin e Kosovës!

Është fat i mire që ekzistenca e Republikës së Kosovës nuk varet nga Albini dhe Fatmiri dhe as nga bllokuesit e tjerë institucional, por në radhë të parë varet nga ata që na çliruan dhe na bën shtet, pra nga amerikanët!

Emrat Albin dhe Fatmir, përveçse nuk paraqesin lidership, nuk paraqesin as guxim politik për ta nxjerrë shtetin nga bllokada e gjatë politike.

Sikur Albin Kurti të ishte lider i vërtetë dhe i përgjegjshëm, që në seancën e pare konstituive të Kuvendit do të gjente zgjidhjen e ngërçit politik, kurse Fatmir Limaj sikur të kishte guxim dhe ndershmëri politike do t’i qëndronte besnik subjektit politik (AAK-së) që e futi në Kuvend!

Përtej kësaj, Fatmir Limaj sikur t’ia donte të mirën vendit që në seancën e parë konstituive do të bënte marrëveshje politike me Albin Kurtin për t’i evituar 50 dështimet në Kuvend.

Nuk e bëri këtë në kohën e duhur për faktin se e ka pritur momentin e fundit të afatit kushtetues për t’i ngritur pazarin politik vetes në raport me Albin Kurtin!

Largim i Limajt nga Thaqi dhe Haradinaj nuk ndodhi për shkaqe parimore dhe as për të mirën e vendit, por, për ambicie karrieriste dhe biznesore!

Bllokada në Kuvend nuk erdhi vetëm nga opozita, por edhe nga subjekti fitues i zgjedhjeve, i cili, në mungesë të numrave në Kuvend dhe në pamundësi të formimit të Qeverisë, e ndryshoj procedurën e rregullt të votimit për ta evituar dështimin e sigurt në Kuvend.

Në anën tjetër sinkronizimi i ish partive opozitare; PDK, LDK dhe AAK nuk paraqet aleancë dhe as koalicion siç po e quajnë disa njohës të cekët të zhvillimeve politike!

Edhe përkundër barrikadimit në njërën anë, partitë e sipër cekura kanë qëndrime të kundërta për dalje nga ngërçi politik.

Ata që e kanë penguar për të 50-tën herë formimin e Kuvendit të Kosovës nuk e meritojnë qeverisjen me vendin. Kjo bllokadë e koordinuar për interesa personale nuk guxon të kalojë pa ndëshkim nga qytetarët.

Bashkimi i kokës me bishtin

Pozita e kryeparlamentarit është e përcaktuar qartë me Kushtetutë, ajo i takon vetëm partisë fituese të zgjedhjeve e jo një minorance politike në Kuvend, siç është NISMA me 3 deputet!

Zgjedhja eventuale e z. Fatmir Limaj për kryetar të Kuvendit, përveçse shkelje e Kushtetutës, është fyerje për të gjitha subjektet politike në Kuvend dhe tallje me elektoratin Kosovar, i cili e dha verdiktin popullor më 9 shkurt 2025.

Bashkimi i Kurtit me Limajn, janë sikurse bashkimi i kokës me bishtin pa përbërjen trupore! Koka dhe bishti pa trupin përbëjnë dy ekstremitete jofunksionale dhe të padobishme për njerëzimin.

You Might Also Like

Veto ndaj Rusisë

Analiza: Moldavia Voton Mes Varfërisë, Migracionit dhe Lodhjes së Thellë

Emërimi i Silva Cakës zv/Ministre e Brendshme, tregues i përthyerjes së thellë të moralit politik dhe koherencës!

Fundi i ëndrrës ruse

Gërxhaliu: Zgjedhjet dhe iluzioni i rritjes ekonomike

TAGGED: #Florim Zeqa
Kosova Times July 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

74 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times Kosova Times June 22, 2025
Moti sot sot i vranët dhe me riga lokale shiu
Grainca kërkon zgjedhje përmes votës
Profesorët e nxënësit e “Xhevdet Dodës” kundërshtojnë largimin nga objekti
Policia sekuestron 73 motoçikleta në kuadër të planit `Siguria në trafik`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?