By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Deri në vitin 2050, superbakteret mund të vrasin miliona njerëz në të gjithë botën dhe të shkaktojnë humbje të mëdha ekonomike.
July 21, 2025
Në televizionin e drejtuar nga Ministria e Mbrojtjes Ruse, adoleshentët shfaqen duke punuar në prodhimin e dronëve
July 21, 2025
Ukraina dhe Rusia kanë planifikuar një raund të ri negociatash për t’i dhënë fund luftës
July 21, 2025
Djali i Joe Bidenit ofendoi George Clooney në një intervistë dhe kërcënoi të pushtonte një vend tjetër
July 21, 2025
Amerika i kërkon BE-së të bashkohet me tarifat 100% për naftën ruse
July 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Deklaratat e Popoviq kërcënim, Vuçiq me deklarata të papranueshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Deklaratat e Popoviq kërcënim, Vuçiq me deklarata të papranueshme
Lajme

Kurti: Deklaratat e Popoviq kërcënim, Vuçiq me deklarata të papranueshme

Kosova Times
Last updated: 2025/07/21 at 4:32 PM
Kosova Times Published July 21, 2025
Share
SHARE

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se deklaratat e Igor Popoviqit për UÇK-në përbëjnë rrezik jo veç për Kosovën, por Ballkanin Perëndimor. Ai ka thënë se ato janë të lidhura me politikën në Beograd të Serbisë.

 

“Deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim të drejtpërprejtë për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Ato nuk duhet neglizhuar sepse vijnë nga një udhëheqës që kontrollon aparatin ushtarak dhe strukturat e sigurisë së një shteti, që historikisht ka shkelur të drejtat e shtetit fqinj, përfshirë kryerjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, ka thënë ai në konferencë për media.

Kurti ka thënë se në Kosovë secili që e shkel ligjin do të përballet me ligjin dhe se rasti i Igor Popoviqit, arrestuar mbi bazë të dyshimeve për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me nxitjen e përçarjes dhe mosdurimit etnik me 18 korrik sivjet, nuk është përjashtim.

“Deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë kërcënuese, destabilizuese dhe krejtësisht të papranueshme. Kur një president dhe komandant suprem i ushtrisë së një shtetit lëshon kërcënime publike me tone nxitëse të konfliktit, s’mund të konsiderohet qëndrim inidvidual, por politikë shtetërore. Beogradi zyrtar tregon qartazi se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxitjen e tensioneve dhe përhapjen e gjuhës së urrejtjes”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur arrestimin e gjashtë personave vitin e fundit, për spiunazh në bashkëpunim me Serbinë. Ka shtuar më tej se Serbia vazhdimisht ka instrumentalizuar grupet kriminale dhe terroriste për qëllime politike dhe shtetërore, duke përmendur rrëmbimin e policëve më 14 qershor 2023, sulmin ndaj KFOR-it më 29 maj 2023, sulmin kriminal në Banjskë në krye me Milan Radojcic, atë në kanalin e Ibër – Lepencit.

“Ky grup paramilitar atje vazhdon të mbështetet atje financiarisht në Beograd. Janë dokumentar së fundi raste kur anëtarët e këtij grupi janë përdorur për sigurimin personal të Vuçiq, duke qenë edhe më të afërt se mbrojtja e afërt dhe për shtypjen e protestave qytetare atje, çfarë dëshmon gjendjen e mjerrueshme të sundimit të ligjit”, ka thënë Kurti.

Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka caktuar të dielën masën e paraburgimit prej një muaji Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën “Zyra për Kosovën”, e udhëhequr nga Petar Petkoviq. Vendimi është marrë pas arrestimit të tij, si pasojë e deklaratave fyese që ai kishte dhënë ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë një vizite në Rahovec.

Ndaj këtij arrestimi kishte reaguar Vuçiq, i cili ka thënë se provokim nga ana e Kurtit. “Arrestimi i fundit i Igor Popoviqit tregon se Kurti e ka humbur plotësisht arsyen dhe dëshiron të shkaktojë incidente dhe konflikte në Ballkanin Perëndimor,” ka deklaruar Vuçiq në televizionin Pink.

Në këtë konferencë Kurti foli edhe për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës.

“Strukturat ilegale i kemi zëvendësuar me institucione të Republikës sonë, kurse në vend të grupeve kriminale tash ka sundim të ligjit e rend publik. Si rezultat që prej dorëheqjeve kolektive të policëve serb në veri të Kosovës në nëntor të vitit 2022 , 208 policë kadetë të rinj nga komuniteti serb i janë bashkuar policisë së Kosovës e po i shërbejnë qytetarëve pa dallim çdo ditë gjithandej”, tha Kurti.

Që nga prilli 2024 rreth 800 qytetarë nga komunat në veri të vendit, sipas tij, kanë gjetur punë nëpërmjet ndërmjetësimit të qeverisë si rezultat i masës për punësim Qeveria për Familjen.

“Mbi 430 biznese të reja janë regjistruar në këto katër komuna veriore për 1 vit e gjysmë nga 1 janari 2024 deri më 30 qershor sivjet. Ndërkohë që po  vazhdon procesi i verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së veriut me qellim lehtësimin e qasjes në mundësi punësimi nga radhët e komunitetit serb e deri tani janë verifikuar 403 diploma të tilla”, tha Kurti.

Sipas tij, Kosova mbetet e përkushtuar të vazhdojë rrugën e saj drejt anëtarësimin në BE e NATO, me besim të plotë në forcën e ligjit dhe përkushtimin qytetar për paqe e progres.

“Edhe njëherë konfirmojmë që karshi paparashikueshmërisë së kërcënimeve të Vuçiqit, Republika e Kosovës është e vendosur të ruajtur sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, rendin juridiko kushtetues, paqe e sigurinë”, deklaroi ai.

You Might Also Like

Seanca u mbajtë e mbyllur në rastin ‘Banjska’ për t’u mbrojtur dëshmitari

Restaurohet një prej ndërtesave më të vjetra të Prishtinës

Haxhiu viziton Qendrën `Labyrinth` për luftën kundër varësisë nga droga

Tragjedia në Gjakovë, Hykolli kërkon parandalim: Dhembja nuk na kthen jetët

Haradinaj reagon për tragjedinë në Gjakovë: Siguria në punë e domosdoshme

Kosova Times July 21, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një pllakë përkujtimore u shfaq në zyrën e Prigozhin në Shën Petersburg

Kosova Times Kosova Times December 30, 2023
Horoskopi
Sulmi ndaj Trumpit, Begaj: E dënojmë fuqishëm, nuk ka vend në demokraci
“Scholzi e Macroni e bënë të qartë se pa e njohur Kosovën s’ka integrime as për fqinjtë”
Pacolli pas fitores së Donjeta Sadikut: Na bëre krenar e dashur, faleminderit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?