By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shpërthim i fuqishëm në Diell
July 17, 2025
Në pritje të 120 deputetëve në zarf!
July 17, 2025
Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë
July 17, 2025
Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri
July 17, 2025
Dogana e Kosovës arreston një oficer doganor dhe nje trasportues mallrash
July 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rihapja e Kinës nxit botën të rrisë kufizimet kundër COVID-19
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rihapja e Kinës nxit botën të rrisë kufizimet kundër COVID-19
Rajon / Botë

Rihapja e Kinës nxit botën të rrisë kufizimet kundër COVID-19

Kosova Times
Last updated: 2023/01/06 at 1:59 PM
Kosova Times Published January 6, 2023
Share
SHARE

Reuters

Më shumë shtete në mbarë botën po kërkojnë që vizitorët nga Kina të paraqesin teste negative për COVID-19. Këto zhvillime vijnë disa ditë para se Pekini të heqë kufizimet e kontrolleve kufitare dhe të rikthejë udhëtimet e popullatës së tij, që ka qenë kryesisht e mbyllur për tre vjet.

Nga dita e diel, Kina do të heqë dorë nga masa për karantinim të udhëtarëve, që ishte masa e fundit në politikën e saj të ashpër “Zero-COVID”. Kina muajin e kaluar nisi lehtësimin e masave, pas protestave kundër politikave për përballje me pandeminë.

Por, ndryshimi i papritur i politikës kundër koronavirusit, ekspozoi ndaj virusit shumë nga 1.4 miliard banorët e Kinës, duke nxitur një valë të re infektimesh që ka mbingarkuar spitalet, ka zbrazur raftet në barnatore dhe ka shkaktuar një alarm ndërkombëtar.

Greqia, Gjermania dhe Suedia të enjten iu bashkuan dhjetëra shteteve të tjera që kërkojnë teste negative për COVID-19 për udhëtarët nga Kina, teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë akuzoi Pekinin se nuk po tregon të dhënat e sakta të situatës me pandeminë.

Zyrtarët dhe media shtetërore kineze kanë mbrojtur menaxhimin e valës së re, duke minimizuar ashpërsinë e rritjes së infektimeve dhe duke kundërshtuar vendosjen e masave nga shtetet e huaja për udhëtarët kinezë.

“Sido që Kina të vendosë të përballet me epideminë COVID-19, disa media perëndimore dhe disa politikanë perëndimorë kurrë nuk do të jenë të kënaqur”, thuhet në një editorial të publikuar në Global Times nga një zyrtar i Partisë Komuniste në pushtet.

Industria botërore e aviacionit, që vetë është përballur me kufizime për shkak të pandemisë, po ashtu ka kritikuar vendimin për të kërkuar teste negative për udhëtarët nga Kina. Pas 8 janarit, edhe Kina do të kërkojë testime para se të nisen për në Kinë udhëtarët që do të vizitojnë këtë shtet.

Disa qytetarë kinezë kanë thënë se vendimi për rihapje ka qenë i nxituar.

“Ata do të duhej të ndërmerrnin një sërë veprimesh para se të vendosnin për rihapje… ose të paktën të siguroheshin që barnatoret të ishin të furnizuara mirë”, tha një burrë 70-vjeçar nga Shangai, që u prezantua vetëm me emrin Zhao.

Të enjten, më 5 janar, Kina raportoi për pesë vdekje nga koronavirusi, duke bërë që numri i përgjithshëm i vdekjeve të arrijë në 5.264. Kjo është ndër shifrat më të ulëta të vdekjeve në botë nga sëmundja COVID-19.

Por, këto shifra besohet se nuk përkojnë me realitetin në terren, pasi morgjet janë të mbushura me viktima dhe spitalet janë të mbingarkuara me pacientë të moshuar që janë në respiratorë. Në Shangai, mbi 200 shoferë taksie po ngasin autoambulancat, pasi ka mungesë të stafit, raportoi Shanghai Morning Post.

Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit besojnë se definicioni i ngushtë i Pekinit për vdekjet nga COVID-i nuk pasqyron numrin e saktë të viktimave, që mund të rritet në më shumë se 1 milion gjatë këtij viti.

Ndërkaq, investitorët janë optimistë se rihapja e Kinës mund që përfundimisht të ringjallë ekonominë prej 17 trilionë dollarësh, që ka regjistruar uljen më të vogël në pothuajse gjysmë shekull.

Këto shpresa, së bashku me masat politike për të ringjallur sektorin e patundshmërive, bënë që më 6 janar të rritej vlera e juanit kinez.

Teksa festat e Vitit të Ri Hënor janë në fund të këtij muaji, Kina po ashtu pritet të rihapë kufijtë me rajonin e posaçëm administrativ të Hong Kongut, pas tre vjetësh.
Po ashtu, nga dita e diel do të rinisin edhe udhëtimet me tragete nga Kina në Hong Kong.

Një kompani ajrore në Hong Kong tha se ka dyfishuar numrin e fluturimeve për në Kinë.

Megjithatë, OBSh-ja ka paralajmëruar se festimet për Vitin e Ri Hënor, që nis më 21 janar, zakonisht prodhojnë migrimin më të madh në planet, pasi shumë njerëz kthehen në vendlindjen e tyre për të vizituar familjarët. Kjo sipas OBSh-së, mund të nxisë një valë të re të infektimeve, në kohën kur shteti nuk po administron numër të lartë të vaksinave dhe ka hequr masat e tjera parandaluese.

Autoritetet presin që 2.1 miliardë persona të udhëtojnë gjatë festave të Vitit të Ri Hënor. Vitin e kaluar, ky numër kishte qenë më i vogël, përkatësisht 1.05 miliard udhëtime.

Ministria e Transportit u ka bërë thirrje banorëve që të kenë kujdes për të minimizuar rrezikun e infektimit të familjarëve të tyre të moshuar, grave shtatzëna dhe fëmijëve.

You Might Also Like

Shpërthim i fuqishëm në Diell

Gjykata e dënoi gjeneralin rus me 6 vjet burg dhe ia hoqi gradën

“Jo më pak se 59 goditje me thikë.” Rektori i një Universiteti të Shën Petersburgut i dha një çmim vrasësit

Dy britanikë mbërrijnë me pushime në Portugali. Gjenden të vdekur në pishinë brenda 24 orësh

Vitali Klitschko për DW: “Nevojiten sanksione, jo 50 ditë”

Kosova Times January 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Çka veshi Messi gjatë ngritjes së trofeut të Kupës së Botës?

Kosova Times Kosova Times December 18, 2022
Ylli fiton sfidën në Prizren
Vihet gurthemeli i Klinikës së Hematonkologjisë dhe Nefrologjisë
http://199.192.21.43/2023/09/06/shpertheu-sistemi-i-ngrohjes-me-gaz-lendohet-qifti-ne-lipjan/
Komisioni për Buxhet miratoi disa raporte financiare për vitin 2022
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?