By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nje serb vret gruan e tij, plagosi vajzën dhe të dashurin e saj me ne fund kryen vetëvrasje
September 17, 2025
Ukrainasit kanë tronditur themelet e stabilitetit ekonomik të regjimit rus, Putinit do t’i duhet të zvogëlojë prodhimin e naftës
September 17, 2025
Pula me kërpudha sipas kësaj recete është gati në pak minuta dhe e butë si gjalpi
September 17, 2025
Oriz me spinaq dhe kungulleshka
September 17, 2025
Ekmek kadaifi me krem ​​të lehtë të rrahur
September 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shoqata e Prodhuesve: Pezulloni menjëherë vendimin e ZRRE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Shoqata e Prodhuesve: Pezulloni menjëherë vendimin e ZRRE-së
EkonomiLajme

Shoqata e Prodhuesve: Pezulloni menjëherë vendimin e ZRRE-së

Kosova Times
Last updated: 2025/07/22 at 1:47 PM
Kosova Times Published July 22, 2025
Share
SHARE

Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, në kuadër të Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, i ka bërë një thirrje Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për të pezulluar menjëherë vendimin e fundit për tarifat e energjisë elektrike, duke e cilësuar atë si një rrezik serioz për sektorin prodhues të vendit.

 

Në reagimin e saj, Shoqata thekson mungesën e përgatitjes institucionale dhe transparencës në implementimin e vendimit.

“Fakti që ende nuk kanë ardhur faturat, tregon qartë se nuk ka pasur as përgatitje minimale për zbatimin e këtij vendimi. Kjo situatë dëshmon mungesën e transparencës, planifikimit dhe konsultimit me palët e prekura”, thuhet në reagim.

Shoqata shpreh shqetësimin se ky vendim vjen në një moment tepër të ndjeshëm për industrinë vendore, e cila po përballet me sfida të shumta ekonomike.

“Ky vendim, në një kohë kur bizneset vendore po përballen me: rritje të madhe të importeve,  rënie të eksportit, dhe vështirësi serioze në ruajtjen e tregjeve të BE-së, po shndërrohet në një barrë të papërballueshme për prodhuesit tanë”, thuhet tutje në reagim.

Sipas Lidhjes së Bizneseve, rritja e menjëhershme e kostove të energjisë pa paralajmërim dhe pa asnjë konsultim me sektorin privat, mund të ndikojë rëndë në konkurrueshmërinë dhe mbijetesën e ndërmarrjeve vendore.

“Rritja e menjëhershme e kostove të energjisë, pa asnjë paralajmërim apo diskutim me sektorin privat, rrezikon jo vetëm konkurrueshmërinë, por edhe vetë mbijetesën e shumë ndërmarrjeve vendore”, thuhet mes tjerash në reagim,

Shoqata kërkon që ZRRE të tërheqë menjëherë vendimin dhe të nisë një proces të ri, të planifikuar dhe gjithëpërfshirës.

“ Kërkojmë nga ZRRE pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe fillimin e një procesi të përgjegjshëm, të hapur dhe të planifikuar për një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm në fushën e energjisë. Sektori prodhues duhet të trajtohet si partner strategjik, jo si viktimë e politikave të nxituara. Lidhja e Bizneseve të Kosovës do të jetë gjithmonë pranë prodhuesve dhe bizneseve, në shërbim të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

You Might Also Like

Oriz me spinaq dhe kungulleshka

Ekmek kadaifi me krem ​​të lehtë të rrahur

Suedia ka ndërmarrë një hap revolucionar në dixhitalizimin e turizmit

Shqipëria renditet midis 70 ekonomive të para në indeksin global të inovacionit

Semifredo me krem ​​fistiku dhe çokollatë të bardhë

Kosova Times July 22, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Komuna e Kaçanikut dhe KQZ diskutojnë format e bashkëpunimit institucional

Kosova Times Kosova Times July 12, 2024
Ministria e Shëndetësisë nënshkruan kontratë për forcimin e kapaciteteve në sektorin e shëndetësisë
Përmes referendumit, votuesit largojnë kryetarin e Frankfurtit
Kurti me kreun e OSBE-së diskutojnë për komunitetet
Kryeqyteti Prishtina do të jetë nikoqir i Lojërave Mesdhetare 2030
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?