By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini: Asnjë negociatë me Amerikën, plani i paqes duhet të eliminojë shkaqet e luftës
November 20, 2025
Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë
November 20, 2025
IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm
November 20, 2025
Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme
November 20, 2025
Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Agjencia Kadastrale e Kosovës: Nga 1 gushti pa adresë zyrtare s’ka dokument
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Agjencia Kadastrale e Kosovës: Nga 1 gushti pa adresë zyrtare s’ka dokument
Lajme

Agjencia Kadastrale e Kosovës: Nga 1 gushti pa adresë zyrtare s’ka dokument

Kosova Times
Last updated: 2025/07/23 at 3:54 PM
Kosova Times Published July 23, 2025
Share
SHARE

Agjencia Kadastrale e Kosovës mbajti sot konferencë për media në lidhje me projektin “Ndërlidhja e qytetarit me adresën zyrtare”.

 

Drejtori i kësaj agjencie, Avni Ahmeti, ka thënë se nga 1 gusht 2025 qytetarët që nuk e kanë deklaruar adresën zyrtare nuk do të mund të pajisen me dokumente të rëndësishme, përfshirë certifikatën e lindjes dhe të pronësisë.

“E dimë që për një pjesë të madhe të njerëzve, kjo temë mund të duket thjesht administrative. Por në thelb, bëhet fjalë për shumë më tepër: për rend, për të drejta, për qasje më të lehtë në shërbime, për ndërtimin e një shteti më funksional dhe gjithëpërfshirës. Nga data 1 tetor 2024 kemi filluar zyrtarisht projektin për ndërlidhjen e qytetarit me adresën zyrtare, ku kemi bërë fushatë intensive dhe punë të palodhshme për të informuar qytetarët për rëndësinë e këtij procesi”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se janë mbi 220 mijë qytetarë që tashmë e kanë bërë deklarimin e adresës zyrtare.

“Një qytetar pa adresë zyrtare është një qytetar i përjashtuar nga sistemi. Pa adresë të saktë, nuk mund të ketë plane zhvillimore reale, nuk mund të ketë shërbime cilësore, si nga ato administrative e deri tek ato më emergjente siç janë shërbimet ambulante, zjarrfikësit apo policia”, ka theksuar ai.

Ahmeti ka bërë me dije se deklarimi mund të bëhet fizikisht në komunë apo online përmes platformës “E-Kosova”.

Ndërsa drejtori i Agjencisë së Regjistrit Civil, Blerim Camaj, ka thënë se të gjithë qytetarët, të cilët nuk kanë adresë të saktë do të kushtëzohen shërbimet civile nga 1 gushti.

“Të gjitha shërbimet e gjendjes civile do të kushtëzohen dhe do të ndalohen nga 1 gushti. Nuk mund të pajisen qytetarët me shërbime civile pa adresë të saktë në gjithë territorin e Kosovës”, ka deklaruar Camaj.

You Might Also Like

Kurti merr pjesë në Samitin e Planit të Rritjes të BE-së në Tiranë

IKD: Vendimi për shkarkimin e Kelmendit, arbitrar dhe i paligjshëm

Limaj: Koha është që Kosova ta ketë një alternativë të fuqishme

Hamza: Ne kemi propozuar 21 dhjetorin si datë të zgjedhjeve

Shumica per mbajtjen e zgjedhje me 21 dhjetor

Kosova Times July 23, 2025
Share this Article
Facebook Twitter Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Haradinaj prezanton reformën për gastronominë: Përmirëson kushtet e punës

Kosova Times Kosova Times February 6, 2025
Grupet e ndihmës paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve në Libi
Përfundon takimi në Bruksel, nuk ka takim të përbashkët të negociatorëve
Horoskopi ditor për 15 qershor
NATO vë në gatishmëri trupa shtesë për dislokim në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?